Rrënimi i sovranitetit për një stikers dhe terreni për Zajednicën!

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 13:24 | Nga Ilir Gashi

Isha i mahnitur se si z.Kurti dhe Vetëvendosje e përkufizonte marrëveshjen për targat si të turpshme dhe të sjellur nga Qeveria “Pronto”.
Po i njëjti dërgoi njësi speciale për të mbrojtur dhe zbatuar atë marrëveshje!

Fatkeqësisht, zv.kryeministri Besnik Bislimi me rekomandim të kryeministrit Kurtit, përveç se u dozuan, duket se po bëjnë edhe një hap mbrapa në marrëveshjen e arritur në vitin 2016 në Bruksel.

Shtrohet pyetja, pse në Bruksel për një marrëveshje të kryer dhe do të duhej vetëm zbatimi i saj.

Dhe pse u dashtë me tregu paaftësi e cila për pasojë e kthen veriun e Kosovës de fakto në juridiksion të rezolutës 1244! Në fakt, e rrënon atë që është arritur nga viti 2011 dhe i krijon favor absolut Serbisë në bisedime me palën e tretë lidhur me tendencën dhe kërkesën e saj pēr autonomi të veriut. Garancia e qeveri për mos me shku njësia speciale në veri është motivi më i madh për serbet në 20 vite të fundit për me kërkuar autonomi.

Në vitin 2011, z.Thaçi kryrministër, vendosi pikat kufitare dhe policia e Kosovës shkonte me asistencë – helikopter të NATO-s.

Pastaj, z.Thaçi ndaloi trenin, ndaloi dhe arrestoi Gjuriqin me forca speciale dhe pat nënshtrim ndaj rendit kushtetues nga ana e qytarëve serbë në veri të Kosovës.

Kjo çka ka ndodhur këto ditë e rrënon atë të arritur dhe e kthen Kosovën mbrapa për së paku 11 vjet.

Të ngjashme