Rreth shtesave për fëmijët

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 11:57 | Nga Leutrim Sahiti

Iniciativa e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për pagesë të shtesave fëmijë nga mosha 0-16 vjet është politikë e promovimit të rritjes së natalitetit të vend por edhe e rritjes së mirëqenies së fëmijëve.
Si iniciativë është e mirëseardhur dhe konformë politikave të shumë shteteve të BE-së, por niveli i shtesave është shumë i vogël dhe kështu tregon se sa jemi të përkushtuar ne për gjeneratën e re, në fakt investimi për gjeneratën e re duhet të jetë shumë ma i madh.

Shuma e shtesës për fëmijë duhet të jetë më e lartë dhe caktimi i vlerës së shumës është dashur të jetë konformë nevojave që kanë fëmijët, pra është dashur që të këtë një analizë të nevojave dhe sipas tyre të caktohet edhe vlera e shumës.
Sa i përkët zvogëlimit të vlerës së shumës për fëmijët e dytë e keshtu me radhë, në fakt është dashur të jetë e kundërta, pra te kemi rritje të vlerës së shumës për secilën lindje. Në këtë mënyrë ne do të promovojmë rritjen e natalitetit në vend.

Shteti për të nxitur lindjen e fëmijëve duhet që të këtë programe të veçanta për të ndihmuar familjet në rritjen e fëmijëve, kujdesin e shtuar shëndetësor, pajisjen e Qendrave të njësive familjare me aparate dhe medikamente që mundësojnë ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, pastaj hapjen e më shumë Institucioneve parashkollore për fëmijët e prindërve që punojnë dhe që nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për fëmijët e tyre, uljen e kostos dhe shtimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në këto Institucione.
Të gjitha këto në mënyrë që mos të lejojmë që të bie numri i natalitetit në shoqëri dhe të ndihmojmë në krijimin e gjeneratave të reja të shëndosha për një të ardhme më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme