Rritja e çmimit të rrymës do të shkaktojë probleme serioze në ekonominë e Kosovës

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 12:01 | Nga Driton Smakaj

Mbajeni në mend! Rritja e çmimit të rrymës do të shkaktojë probleme serioze në ekonominë e Kosovës. Do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve bazë, ku shtresa më e varfër e shoqërisë do të dëmtohet më së shumti. Shtresa e mesme do të varfërohen, dmth një numër i konsiderueshëm i tyre do të kalojnë në pragun e varfërisë.

Ndërsa përfituesit e vetëm të kësaj maskarade do të jenë politikanët dhe oligarkët.

Nuk ka asnjë arsye konkrete që për një krizë të përkohshme të rriten çmimet. Plus kjo rritje është absolutisht jo mirë e menduar, është diskriminuese dhe shkelë edhe frymën e Kushtetutës së vendit.

Mbi të gjitha të vish në pushtet duke premtuar uljen e çmimit të rrymës, e në anën tjetër të veprosh komplet në kundërshtim me premtimin, përbën mashtrim gërditës në vetvete dhe dëmtim me vetëdije të plotë të jetës së qytetarëve.

Shoqëria Civile do të duhej të vërë në funksion të gjitha mekanizmat, dhw përmes rrugëve ligjore të ndalojë këtë maskaradë të njëanshme, e cila shihet sheshit që është një iniciativë e qeverisë për të dëmtuar me vetëdije popullin e jo oligarkët.

Një marrëzi “sui generis” për ata që shiteshin të majtë në fushatë.

Të ngjashme