Rritja e transparencës qeverisëse

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 20:02 | Nga Egzon Kastrati

Praktikat qeverisëse në Kosovë për një periudhë të gjatë janë karakterizuar me probleme parimore dhe thelbësore.

Sistemi qeverisës në Kosovë  është karakterizuar me kritika mbi bazën e  përformancës se dobët të produktivitetit, llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës.

Mungesa e këtyre parimeve dhe e kulturës qeverisëse ka krijuar probleme strukturore duke pērfshirë dukuritë negative (nepotizmin, klientilizmin, servilizmin) si fenomene degraduese  shoqërore dhe  ka rritur tej mase mosbesimin e të gjithë akterëve.

Implementimi i praktikave moderne qeverisëse të bazuara në profesionalizëm, dije, transparencë, drejtësi e meritokraci janë sfiduese në vendet në tranzicion duke parë tendencat “klanet” e caktuara si grupacione të interesit në kontekst të perfarimeve asimetrike – politike.

Kosova duhet të ndërtojë një klasë moderne qeverisës e bazuar mbi kulturën moderne, shtetndërtuese dhe zhvillimore.

Në Kosovë duhet të banojë koncepti i transparencës dhe llogaridhënies si komponent esenciale  për të ndërtuara një shoqëri moderne të qëndrueshme me implikime direkte në funksionim ndërinstitucional.

Kosova duhet të ndërtoj mbi të gjitha një moral qeverisës “high buildings low moral”.

Të ngjashme