Rryma në Kosovë paguhet në baza etnike!

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 13:19 | Nga Kimete Berisha

Albin Kurti ka thënë:
“Nuk mund të ketë Asociacion në baza etnike”!

Por në Kosovë mund të ketë rrymë në baza etnike.

Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën
(ta paguan Albin Kurti),
e nëse je shqiptar ta ndërprejnë rrymën nëse nuk e paguan për dy muaj.

Dje, për shembull, për 65 Euro borxh ma kanë ndëprerë rrymën!
Dhe një djalë aty, ka qëlluar lexues i
imi, më ka njoftuar për terrin që më ka kapluar, sepse s’kam qenë në banesë….

Nejse, drama nuk ka shkuar deri te katarsisi, e kam paguar rrymën urgjent, e kam dërguar online dëshminë e pagesës dhe jetës sime prap iu kthye kuptimi!

Në Kosovë energjia elektrike llogaritet në baza etnike.

Nuk ka padrejtësi më të madhe se kjo për shqiptarët.
Nuk ka shkelje më të rëndë të të drejtave të shqiptarëve se kjo!

Serbët kanë paguar rrymën, kur ka qenë Kosova e pushtuar nga Serbia, pra as vet Serbia nuk ua paguan serbëve të saj rrymën!

Albin Kurti, me paret tona, ua paguan serbëve rrymën!
Pse?
Pse i do serbët më shumë se neve!

Ke shumë levërdi ekonomike të jesh sot serb në Veri.
Krejt Serbia masivisht, ajvarin e pinxhurin po e ziejnë në Veri, sepse siç dihet ajvari ta fikë derën e shpisë, ta falimenton shtetin.

Aty ku rryma paguhet në baza etnike, lëre që ka Asociacion, por aty çka s’ka!

Albin Kurti nuk i mban premtimet që ua jep
shqiptarëve, ndërsa i tejkalon premtimet që ua jep serbëve.

U ka premtuar serbëve se ua dhuron 11 milionë euro (tonat) për rrymë,
por tashmë e ka rritur premtimin dhe ua ka dhënë edhe 6 milionë e kusur shtesë (pa i kërkuar ata), duke i tejkaluar përmbushjen e premtimeve për serbët në 17.7 milionë euro.

Serbët tranohen mbas Albin Kurtit.
Nuk e ndërrojnë me asnjë serb.

Paramendoje sikur Vuçiqi të vendoste që për pikë qejfi (pa ia kërkuar), të na e paguante neve shqiptarëve rrymën!
M’u tutë njeriu prej kësaj lloj ‘mirësie’ të pa dëgjuar në fytyrë toke!

Por ne jemi patriotë, as që kishim
pranuar…

Albin Kurti, fëmijêve të varfër shqiptarë ua lidh tojat (si Majkëll Xheksoni, e tuti atë djalin kur si i trentë iu gju’ te patikat, kishe po
ia lidhi tojat, se qenka shfarosur Kosova s’paska mbetur kush të merret me lidhëse të fëmijëve, veç në këtë pozantin që i shfrytëzon patikat e fëmijëve për fushatë, aq i mjerë që ështē),
ndërsa serbëve ua paguan rrymën!

P.S. Veç një anti-shqiptar i devotshëm e harron thënien famëkeqe e Mimoza Kusarit, me punxhë:

‘Më mirë mjete prej KOSTT-it për rrymën në Veri, sesa të na kthehen policët në arkivol’!

Të ngjashme