Sa herë nuk iu pëlqen ndonjë qëndrim amerikan, vuvuzelat e pushtetit aktivizohen për ta sulmuar atë që e sjell mesazhin

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 20:17 | Nga Ilir Ibrahimi

Sa herë nuk iu pëlqen ndonjë qëndrim apo politikë amerikane, vuvuzela të pushtetit aktivizohen për ta sulmuar atë që e sjell mesazhin dhe jo vetë mesazhin.

U pa fillimisht me Ambasadorin Grenell, tash kanë filluar me zotin Escobar.

Kjo tregon për cektësinë e atyre që mendojnë se politika e jashtme amerikane definohet nga individi që mban pozitën dhe ëndërrojnë se duke sulmuar atë, e ndryshojnë edhe politikën.

Politika e jashtme amerikane ka qenë konstante, shumë miqësore dhe vendimtare në rrugëtimin e Kosovës shtet.

Me disa përjashtime si taksa 100% e Haradinaj, qasja prej axhamiu gjatë administratës Trump nga Kurti 1, dhe eksperimenti me targa nga Kurti 2, edhe lidershipi kosovar ka ditur ta lexojë dhe të rreshtohet drejt me politikën amerikane.

Uroj që këto përjashtime të mos bëhen politika dominante në relacion me SHBA-në, por t’i kthehemi traditës së koordinimit, partneritetit dhe miqësisë.

Vuvuzelat mund të jenë tinguj të mirë për veshët e turmave mediokre të fejsbukut por assesi nuk duhet t’u jepet hapësirë ndikimi te vendimarrësit.

Të ngjashme