Sa kushton për të krijuar një vend pune?

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 13:36 | Nga Halill Matoshi

1.
Qeveria Kurti ndanë 100 milionë € ndihmë, (nga 100 € për të punësuarit në dy sektorët) tue harru 80 mijë të papunë të regjistrumë në Agjencinë e punës. Nga kjo ndihmë përfitojnë përkohshëm (vetëm për një muej) rreth 800 mijë persona. Me këtë hov, vërtetohen dyshimet se kjo Qeveri nuk ka ekspertë të ekonomisë!?

2.
Simas parametrave të Bankës Botnore, një ivestim prej 10 mijë dollarësh në vendet në zhvillim, në fakt mund të krijojë rreth 3 vende pune direkte.
Nëse kalkulojmë me pragun më të ulët psh. 3,000 US dollarë për nji vend pune, që rëndom lidhet me programe aktive të tregut të punës si trajnimi, ndihma për kërkimin e punës, subvencionet e pagave ose punët publike, del se me 100 milionë euro do të mund të krijoheshin 3.000 vende pune!

3.
Për shembull, në Tunizi, me nji GDP të përafërt me Kosovën, simas kritereve të Bankës Botnore, duke investuar 10 milionë US $ mund të krijoni 300 vende pune në sektorë si tregtia, druri ose ndërtimi.
Tunisia asht 10 herë ma e madhe se Kosova (163,610 km2 dhe 11,708,370 banorë me GDP prej 3.713 US $ per capita, kurse Kosova ka nji GDP prej 4.649 US$ per capita.(2020)

P.S.
Ekonomistët të vrasin mendjen nëse më mirë kish me qenë që të krijohej me këto pare të qytetarëve kosovarë 3.000 vende të reja pune ose ndihma e të punësuarve me nga 100 €.

E dyta po që asht popullizëm i kalkulumë në votë, por e para asht impuls për zhvillim të qëndrueshëm. Nga krijimi i 3000 vendeve të reja të punës (nëse familja llogaritet mesatarisht me pesë anëtarë) del se do të përfitonin përhershëm 15 mijë qytetarë!

Të ngjashme