Sami Lushtaku e shpëtoi me fytyrë PDK-në

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 21:02 | Nga Milaim Zeka

PDK -ja duke vene ne krye te shtabit zgjedhor njerez servil, rrenca e profitera ne kurriz te partise, nuk arriti as te afrohet tek kerkesat e elektoratit, te cilet ishin per ndryshime, ma shume se sa VV-ja.

Burokratet e kesaj partie, te shtrire ne krevatin “Dormeo PDK”, nuk e kishin as shqetesimin se partine e kishin bere kaps qe 15 vite, as kolapsin e shtetit. Keta kalkulonin vetem numrin ne liste, ne menyre qe te vazhdonin gjumin e qete ne parlament sikur arushat gjate dimrit. Ata s’jane mbajt ne mend per ndonje gje te hajrit, sepse ne fund te fundit, secilen dege qe do ta prisnin ( nese do kishin bere dicka hajer) ata vet do te rrexoheshin. Jane pikerisht keta deputete, qe kane mbajte deri 15 vende pune (rasti i Arsim Bajramit, 8 rroga i ka marre nga buxheti i shtetit), kane shfrytezu pozicionet per te nderhy per tendera ku vet kane qe ortak neper kompani ne konflikt te paster interesi, per grante, per kontrata milioneshe, deri tek ajo kontrata e famshme qe iu dha nje pronari te nje restoranti ne New York, 1 milion dollar, per gjoja lobim per integrimin e Kosoves ne BE duke harrur qe ShBA nuk jane anetare te ketij Bashkimi.

Keta kane pasur hallin e privilegjeve te veta dha familjareve te tyre, qe t’i rehatojne neper aeroport, KEK, PTK-Vala, RTK, FSK, Polici, qendra korrektuese, qendra spitalore, administrate publike. Deri edhe neper WC publike do kishin mbrri por shyqyr qe nuk ka neper Kosove.

Vijme tek bordet, e njejta gjullurdi. Kush eshte prej kujna, ai zgjidhet. Po ashtu edhe perzgjedhja e Guvernatorit, me te njejtat metoda klasike, mafioze, primitive. Ai bashke me njerezit e PDK-se vinin dhe u premtonin deputeteve vende pune per familjaret e tyre ne kembim te votes pro kandidatit te preferuar ne parlament.

Krejt keto dihen, fliten dhe kan me u fol edhe ma tutje. Prandaj nuk iu eci fushata. Prandaj nuk paten se cfare t’i thoshin elektoratit. Prandaj thirreshin ne biseda telefonike me Thacin e Veselin se s’kishin cka me rrejt ma.

Por, krejt ne fund te ketij kazani te ndryshkur, qe po i rridhte uji nga te kater anet, doli Sami Lushtaku, i cili edhe nje here, e ndali rrjedhen ne Drenice dhe e shpetoi PDK-ne me gjys ftyre. Po te mos ishte ai, PDK-se do i binte perqindja e votave tek pozita e AAK-se.

Ama burokratet prape dine te arsyetohen para publikut dhe elektoratit per humbjen e partise edhe pse pa mbulese, kur u eshte dasht nje analize tejet e thelle per me kuptu pse kanw ardh ne ket deregje. Por per burokratet kjo nuk ka rendesi. Ne fund te fundit per ta kane rendesi vetem privilegjet katervjeçare. Per ta nuk ka rendesi as PDK-ja e as shteti…!!!

Të ngjashme