Sekretari i Shtetit nuk e ka nivelin që dy udhëheqësit e një shteti ta takojnë

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 16:25 | Nga Uk Lushi

Takimi me Blinken është shumë mirë që ndodhi.

Kosova dhe Amerika do të kenë raporte të mira pavarësisht se kush është në pushtet në Washington D.C. dhe Prishtinë. Nuk u duk mirë që në një takim me Blinken ishin dy udhëheqës tanët më të lartit. Hajde të ishte takimi me Presidentin Biden, por Sekretari i Shtetit nuk e ka nivelin që dy udhëheqësit e një shteti ta takojnë.

Por nejse, një ditë do të mêsohen edhe udhëheqêsit tanë se nuk duhet të sillen si Zulu.

Me kushtetutë KM Kurti është udhëheqësi dhe përgjegjësi i dialogut Kosovë-Serbi. Në kohën kur Thaçi ishte president dhe Kurti kryeministër Albin Kurti nuk pranonte bashkëpunim për dialogun me presidentin e atëhershëm pikërisht duke u thirrur në këtë formalizëm. Tash po i rri gatitu Vjosa Osmanit para Sekretarit të Shtetit Blinken. Çfarë të quhet kjo sjellje? Hipokrizi, trullim, më detyruan?!

Kryeministër Kurti, besoj e ke kuptuar që nê çêshtje nacionale esenciale ka vetëm udhêheqje grupore. Dhe e kanë kuptuar edhe të tjerët.

Të ngjashme