Serbët në veri dhe shqiptarët në Luginë

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 15:46 | Nga Faton Abdullahu

Qeveria aktuale vazhdon me të vjetrën, e injoron veriun e Kosovës. Ta merr mendja se atje s’ka kurrfarë problemi, çdo gjë është në rregull. Serbia në anën tjetër, po investon mend, mund e para duke e kolonizuar atë pjesë të Kosovës pandalshëm.

Me atë që nuk po bënë Kosova në veri dhe me atë që po bënë Serbia atje, shumë shpejtë ideja për ndarjen e Kosovës, për disa do të duket propozim shumë i mundshëm, mbase edhe politikisht racional.

Bile kur të ndryshoj gjendja aq shumë në terren sikundër po ndodh tash sa kohë, do të duket jo racionale për ta kundërshtuar.

Ky është edhe qëllimi i Serbisë tash sa kohë. Qeveritë tona atje nuk kanë bërë asgjë të prekshme për shumë procese, ato që i kanë bërë nuk janë vazhduar e begatuar.

Veriu është problem i ndjeshëm dhe kompleks, por që ta injorojmë deri në këtë shkallë, sikundër e bënë këtë Qeveria aktuale është plotësisht e papranueshme dhe absolutisht shumë e dëmshme.

Për më keq, sa më shumë që i shkon për dore Serbisë ta kolonizoj këtë pjesë me serbë, kurse në anën tjetër ta zbraz Luginën e Preshevës nga shqiptarët, aq më shumë do të devalvojë ideja e shkëmbimit të territoreve në dëmin tonë, sepse nuk do të mbetet shumë çka të marrim nga Lugina, për shkëmbim.

Të ngjashme