Serbia ua rrëmbeu shqiptarëve 63 mijë metra katrorë

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 15:41 | Nga Zeqir Bekolli

A e dijnë “negociatorët” se Serbia shqiptarëve ua ka rrëmbyer 63000 metra katrorë të tokës së tyre!

“Negociatori”, Isa Mustafa, si pjesë e strukturave të ish- Jugsllavisë, në mënyrë vullnetare iu pat bashkangjitur Grupit punues për ndryshmet kushtetuese për marrjen e autonomisë së Kosovës.

Kur Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Serbisë kishte hartuar skenarin me “Librin e kaltër”, për aneksimin e Kosovës, dhe kur rrethanat për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë moren tatëpjetën, Bushi plak, derisa drejtonte Shtëpinë e Bardhë në Vashington, vendosi një Vijë të kuqe, duke i sinjalizuar agresorët e mundshëm se Kosova ishte një zonë e paprekshme dhe e mbrojtur nga SHBA-të. Pavarësisht prej kësaj, agresioni serb me të gjitha mjetet u vërsul drejt Kosovës. Fillimisht nisi përpjekjet me të ashtuqujturat Ndryshime kushtetuese, për t’ia marrë autonominë Kosovës. Aso kohe, qe formuar Grupi punues prej strukturave politike të kohës, të cilët trumpetonin pa rreshtur se Kosova nuk do të humbiste asgjë, dhe me një propagandë mashtruese operonin në terren, sa për ta hutuar publikun. Në kuadër të atij grupi, si vullnetar, për marrjen e autonomisë pat hyrë edhe “negociatori” i periudhës së pavarësisë , Isa Mustafa(dëshmi e këtij veprimi është gazeta “Rilindja” dhe shkrimi i publikuar për këtë veprim).

Më pastaj, pas kësaj fushate mashtruese, Kuvendi i Kosovës, i njohur si Kuvendi i Rrahman Morinës, pas asnjë fije rezistencë,dorëzoi autonominë e vendit, duke i hapur rrugë skenarit serb për spastrim etnik dhe aneksim të Kosovës. Si pasojë e kësaj fushate antishqiptare linden rezistencat paqësore dhe ajo e armatosur, deri në çlirimin e vendit, të cilat u pasuan me përkrahjen ndërkombëtare, të cilës i prinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto ditë, bisedimet e nisura nga një shteg i gabuar, me Serbinë, lënë përshtypjen se kanë hyrë që “qorrsokak”, për shkak të çasjes së gabuar, paditurive, bajraktarizmit, mungesës së transparencës dhe injornacës së tepruar. Mbi këtë bazë,sot, dëgjohen lloj – lloj deklaratash. Dikush (Thaçi) me një rast tha se nuk kakufarë vijash të kuqe, dhe me këtë u mundua ta fshijë Vijen e kuqe të Bushit plak, kurse tjetri (Dedaj), në përpjekje për ta shfajësuar faktorin politik të Kosovës, që është përgjegjësi kryesor, tha se në këto bisedime po dështojnë, mes tjerash edhe  SHBA-të, për gjoja ndryshimin e kursit në raport me Kosoven. Si kundërpërgjigje e saj ishte deklarata e analistit amerikan Daniel Server, i cili,këto ditë , mes tjerash tha se “ s’ka ndryshim të politikës amerikane në raport me Kosovën”. Tjetri (Kurti) doli me idenë se “derisa Kosova nuk ka ushtri, ajo dhe Shqipëria duhet të lidhin një marrëveshje me ShBA-në për mbrojtjen e Kosovës”.

Në këtë konglomerat pikëpamjesh dhe idesh, por qarkullon edhe dezinformata, se gjoja Veriu i Kosovës, ka shkuar, që përhapet nga qarqet të cilat janë në funksion të mbrojtjes së gabimeve të “negociatorëve”, por edhe të mbrojtjes së pasurive të plaçkitura të Kosovës dhe nga shërbimi sekret “BIA”.Çuditërisht, kjo dezinformatë, që ka kohë që qarkullon, ka për qëllim ta bind publikun e vendit, që të mos angazhohet e interesohet për diçka që tashmë është e kryrer, e që në fakt nuk është e tillë.

T’i përkujtojmë të gjithë ata, që mendojnë kështu, por edhe “negociatorët”, se Kosovën në kufijtë e tashëm e njohen mëse 115 shtete, dhe se detyrë jona dhe e institucioneve kushtetuese është t’i mbrojmë ata kufi, që na i njohen të tjerët.

Mbi këto njohje tëkëtyre kufijve, sot, ne kemi edhe një Kushtetutë, që na obligon edhe si qytetarë, edhe si struktura e subjekte politike e shtetërore. Në vend, që t’i përmbaheshin kushtetutës dhe këtyre njohjeve, “negociatorët” i vunë një “fluskë” shtetit të Kosovës, në arenën ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë plagosen rëndë vendin, duke e bërë të pa barabartë me të tjerët, sa për t’ia ndrequr pozicionin tejet komprometues Serbisë në botë.Madje, ata, sot marrin guximin të dalin me tezat për “kompromis të dhembshëm”(Thaçi) , që nënkupton një rrezik tjetër për sovranitetin e vendit, që është jashtëkushtetues dhe në kundërshtim me 115 njohje ndërkombëtare.

Me këtë rast dëshiroj t’ua përkujtojmë të gjithë atyre, që përpiqen të mashtrojnë publikun, që përhapin gënjeshtra për gjoja ikjen e një pjese të vendit se, Serbia, duke përdorë të gjitha format e dhunës, shqiptarëve ua ka rrëmbyer  “nga viti 1804 gjer në vitin 1913, 63.000 km2 tokë ”(Eleni Kocaqis, historian). Ndërsa, tash, në përballje me “negociatorët” tanë në mënyrë përfide përpiqet t’a gëlltisë edhe pjesën më vitale të shtetit të Kosovës, që përbën një agresion të llojit të vet. Një veprim i tillë, nëse ndodhë, sipas paralajmërimeve, vendin do ta njxerrë në demonstrata,e ndoshta edhe në revoltë të armatosur, për ta mbrojtur terësinë territoriale, që na e njohen 115 shtete të botës.

Pra, nëse tërheqim një paralele, ndërmjet asaj se çka i ndodhi Kosovës, në periudhen e autonomisë, dhe kësaj që po ndodhë sot, nuk do mend se rënimi i djeshëm ndodhi me përkrahjen e “negociatorëve” të djeshëm, edhe coptimi i përfolur është rrezik t’i ndodhë vendit, po ashtu me përkrahjen e “negociatorëve” të sotëm.

Në këtë plan, tash, nuk bën ta fajësojmë askend. Të tjerët na ndihuan, si asnjëherë më parë të vijmë deri këtu, e disa prej nesh, po përpiqen ta coptojnë atë që u arrit me gjak e djersë. Ndaj, doemos lind pyetja: Popull, ku je, zgjohu nga gjumi, para se të na marrë lumi?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme