Sfida të mëdha për fituesit e zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 12:00 | Nga Arbnor Sadiku

Në Kosovë, këto ditë u shënua 13 vjetori i pavarësisë me parlament të shpërndarë dhe me president e kryeministër në detyrë. Urimet vijnë nga liderë e politikanë si nga BE edhe SHBA.

Rezultati zgjedhor i zgjedhjeve të mbajtura me 14 shkurt 2021 në Kosovë, nxori dy udhëheqësit e rinj politikë të Kosovës që në zgjedhjet e fundit dolën të parët, Albin Kurti që pretendon postin e kryeministrit dhe Vjosa Osmani, që synon presidencën, i presin vështirësi të mëdha që në ditët e para të themelimit të institucioneve të reja.

Që nga rikuperimi i dëmeve të pandemisë Covid19, ulja e papunësisë, lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi e deri tek pika me e nxehtë, dialogu me Serbinë.

Lidhur me dialogun me Serbinë, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka prioritet dialogun, për të del të jetë prioritet i parë drejtësia dhe punësimi, por sipas Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Kosova duhet ta ketë prioritet kryesor dialogun në gjetjen e një zgjidhje për njohjen reciproke midis Kosovës Serbisë.

Tranzicioni politik dhe roli i tij në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian

Tranzicioni politik drejt një demokracie të konsoliduar ka rëndësi të madhe jo vetëm për ndërtimin e shtetit funksional dhe për garantimin e përfitimeve politike e shoqërore për të gjithë qytetarët e vendit, por mbi të gjitha sepse është pikërisht demokracia e konsoliduar rruga e vetme drejt integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky ka në qendër një analizë të thelluar të tranzicionit politik të këtyre dy dekadave, duke iu qasur atij që nga perspektiva e kohës së kaluar e deri tek ajo e politikes aktuale. Qëllimi i këtij shkrimi është: studimi objektiv i rolit që luajti dhe vijon të luajë klasa politike shqiptare e Kosovës në realizimin me sukses ose jo të tranzicionit politik, si dhe ndikimi i saj në proceset integruese të vendit në Bashkimin Evropian.

Në këtë shkrim do të përpiqem të japë një këndvështrim të ri në shpjegimin e rrugës së tranzicionit që paraqet rasti shqiptar i Kosovës, duke vendosur si variabla shpjegues të këtij tranzicioni elementët lokalë. Faktori politik vlerësohet nga autori si një variabël pre dominues në zhvillimet e shumë sektorëve të sferës politike, ekonomike dhe sociale. Shkrimi trajton ndikimin konkret të klasës politike në proceset tranzitore dhe ndikimin e saj në rrugën e vendit drejt BE-së. Duhet cekur se Kosova vazhdimisht që nga viti 2000 ka mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike deri më sot, por, më pas ka dështuar në stabilitetin e vazhdueshëm institucional dhe të krijimit institucioneve të saja në afate të rregullta kohore, si dhe çuarjen e mandatit të tyre kushtetues deri në fund me afat katërvjeçar.

Para së gjithash duhet cekur se Politika dhe institucionet e saj janë përgjegjëse për reformat e pamjaftueshme dhe për ritmin e ulët të ndryshimit të arritur në vend deri tani, dhe mbetet të shihet se a ‘do vazhdoj ky avaz edhe me qeverinë e re të dalur pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt 2021.

Shkrimi në fjalë arrin në përfundimin se demokratizimi i mëtejshëm dhe procesi i integrimit evropian të Kosovës varen në një masë të konsiderueshme, pikërisht, nga klasa politike, reformimi i të cilës konsiderohet vendimtar për zhvillimin e vendit me ritme dhe hapa të shpejta drejt familjes evropiane, si dhe krijimi i një stabiliteti politik e qeveritar që garanton institucione të qëndrueshme, përmes një reforme zgjedhore e cila duhet bërë në Kosovën e vitit 2021.

Të ngjashme