Shifrat flasin vetë për menaxhimin “e pashembullt”

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 12:20 | Nga Valon Tolaj

Sipas Ligjit të Buxhetit, secila ministri ka te ndare miliona euro per projekte kapitale. Ministria e Financave, permes raportit 6 mujor Janar-Qershor 2022, ka treguar shumen total te projekteve kapitale dhe progresin e arritur ose shpenzimet per projektet perkatese.

Komentet jane te panevojshme. Numrat flasin vet. Ka ministra qe per 6 muaj, kane shpenzuar 0 % buxhet per projekte kapitale qe vet i kane planifiku e ne nderkohe inflacioni ne Kosove ka shkuar 20%.

Kete planifikim e ka bere vete kjo Qeveri. Nuk e ka projektuar as PAN’i as PLAN’i e as Sindikatat. Madje kur eshte votu ne Kuvend, na kan pas çmende vetelavdata.

Sipas te njejtit raport, secila Komune ka performance me te mire ne realizimin e projekteve kapitale. Kush nuk e beson, lexojeni raportin vet.

Mos me bo kurgjo, eshte puna me e lehte dhe me e pakritikueshme. Me bo tabela e lista per me shpernda ndihma sociale ka 100 euro eshte shume lehte, jane te gatshme ato, nuk lodhesh hiq.

Ta shohim cka po bohet ka fundi i vitit tash. Yryshi me harxhu buxhetin per 2 muaj, ka pasoja per ata qe e kuptojne.

Kaq për menaxhimin “e pashembullt”!?

  1. Ministria e Financave: 103 milion planifikim, shpenzime/progresi 1 %.
  2. Ministria e Infrastruktures: 209 milion planifikim, shpenzime/progresi 15 % .
  3. Ministria e Ekonomise: 16 milion planifikim, shpenzime/progresi 0%.
  4. Ministria e Mbrojtjes: 54 milion planifikim, shpenzime/progresi 5 %.
  5. Ministria e Brendshme: 44 milion planifikim, shpenzime/progresi 12 %.
  6. Ministria e Arsimit: 27.5 milion planifikim, shpenzime/progresi 10 %.
  7. Ministria e Bujqesise: 6 milion planifikim, shpenzime/progresi 9 %.
  8. Ministria e Industrise: 4.5 milion planifikim, shpenzime/progresi 0%.
  9. Ministria e pushtetit lokal: 5.5 planifikim, shpenzime/progresi 0 %.
  10. Ministria e Shendetesise: 10 milion planifikim, shpenzime/progresi 5 %.
  11. Ministria e Kultures: 20.7 milion planifikim, shpenzime/progresi 7 %.
  12. Ministria e jashtme: 11 milion planifikim, shpenzime/progresi 2 %.
  13. Ministria e Drejtesise: 1.3 milion planifikim, shpenzime/progresi 3 %.
  14. Ministri per Komunitete: 3 milion planifikim, shpenzime/progresi 35 %.
  15. Ministria e Zhvillimit Rajonal: 1.7 planifikim, shoenzime/progresi 0 %.

Të ngjashme