Shkelja e parimeve dhe moskonsistenca në qëndrime!

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 13:48 | Nga Agron Halitaj

Në prill të vitit të kaluar, Albin Kurti, nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeministrit të Kosovës i shkruante letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe ndër tjera i thoshte: “Palët duhet të sigurojnë që në asnjë rrethanë ose situatë të mos diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme…”.

Dhe, në fund të shtatorit 2021, i deleguari i Kurtit për dialogun me Serbinë, nënshkroi marrëveshje që përfshinë edhe aspekte të punëve të brendshme të Kosovës.

Aksionet, vendosjet, lëvizjet dhe dislokimet e njësiteve policore janë çështje e brendshme shtetërore, për të cilat nuk do duhej pritur e as kërkuar pëlqimi i palës serbe.

E vërteta është se Kurti nuk po bën diçka që s’kanë bërë pararendësit e tij, por problemi është se pse po e bën të njëjtën gjë.

Të ngjashme