Shkëlzen Gashi ia dha edhe një kartë Daçiqit për të goditur Konjufcën dhe shqiptarët në KS

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 12:13 | Nga Zeqir Bekolli

Është interesante, madje edhe e çuditshme se, sa herë që i duhet propagandës serbe ndonjë “argument” për t’i sulmuar shqiptarët, del dikush nga “taborri” ynë dhe menjëherë ia servon në tavolinë. Një periudhë i duhej Milloshqeviqit për ta sulmuar Kurt Valhajmin, sekretar i OKB-së, e aso kohe pat gjetur një argat ndër shqiptarë. Kohë më parë iu dashtë edhe Daçiqit, e doli fotografia e montuar, kurse tash do t’i duhen serish Daçiqit, në përballje me Konjufcën dhe dolën deklaratat skandaloze të Shkelzen Gashit në TV7.

Pra, nuk është rasti i parë kur individët, në përpjekje për ta luajtur rolin e “heroit” serb, apo më mirë të thuhet për t’i mësuar diplomatët serbë se me çka mund të na sulmojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dalin me të tilla deklarata skandaloze, pa menduar fare për dëmin që e shkaktojnë, jo vetëm në arenën vendore, por edhe në atë ndërkombëtare. Skandalin me një fotografi të montuar, Daçiq e nxori në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e pa vonuar besoj se do ta nxjerrë edhe deklaratën e “këshilltarit” , Gashi në KS,  për ballë ministrit në detyrë të MPJ-së Glauf Konjufca e pastaj do ta shohim efektin propagandistik, që do ta ketë deklarata e tij. Këtë argument të njohur nuk e mori për bazë Gashi kur e nxori nga goja atë pohim të pa argumentuar e skandaloz për ta njollosur një ushtri dhe një luftë të drejtë!!!

Gashi i doli edhe në përkrahje edhe Dick Martit, një miku serb, i cili bazuar në shënimet e trilluara të sigurimeve serbe, trilloi aferën e të ashtuquajtur “Veshkat”, duke akuzuar UÇK-në për gjoja heqjen e këtyre organeve.

Gashi nuk e di ose nuk dëshiroi ta dinte se afera “Veshka” është një sajesë serbe. Ato organe serbet ua kanë hequr të kidnapuarve shqiptarë të dërguar në Serbi. Veprimin e tyre, më pastaj janë munduar t’ua m’ veshin shqiptarëve. Këtë veprim e ka dëshmuar edhe një mjek gjerman.

Pra, duke shkuar gjurmëve të propagandës së zezë serbe, Gashi pa asnjë argument përpiqet të baltosë luftën e drejtë e gjakun e  derdhur për këtë vend, njësoj siç po veprojnë forcat shoviniste serbe për “Kosovën shtet të shpifur”!

Para se t’i nxirrte këto deklarata plot helm nga goja, Gashi është dashur t’i kujtojë mbi 15 mijë të varë, mbi 3 mijë të pagjetur, mbi 20 mijë gra e vajza të dhunuara, qindra e mijëra shtëpi të djegura e ekonomi të shkatërruara, dëbimin e mbi 1 milionë shqiptarëve dhe deklaratën e Dragan Bursaqit, ish-policit serb i cila ka deklaruar publikisht se : “Policia serbe ia dha një orë afat Lumnie Musajt ta hapte varrin për djalin e saj pesëvjeçarë, që ia masakruan para syve të saj”!!! Ose rastin tjetër kur kriminelët serbë ia prenë kokën një foshnje para syve të prindërve të saj dhe atë e hodhën në tenxhere duke u thënë ta hanin për drekë!!!

Gashi, ka harruar ose nuk ka dashur të dëgjojë, të dhënën e njohur se ushtria e policia serbe, me rastin e humbjeve në terren që ka pasur në përballje me pjesëtarët e UÇK-së, të gjithë të vrarët nga jetimoret, që i ka pasur nënë uniformë i ka evidencuar si civilë, për të arritur efektin propagandistik, por edhe për ta shmangur panikun, që do të krijonin në Serbi, për humbjet e  ushtrisë e policisë serbe që i ka pasur në terren.

Në rolin e cicëronit të Daçiqit, Gashi kësaj here merr edhe rolin e Prokurorit dhe akuzon një armatë të tërë-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për vrasjen e civilëve serbë, pa pasur asnjë argument.

Gashit, me këtë rast ia shtoj këtë pyetje: Ku ishte ti zotëri kur ndodhi gjithë ai krim? Urdhëro e depono në Prokurori të dhënat me emër e mbiemër të kryesve ose behu gati të përgjigjesh për shpifje me përmasa e pasoja.

Anëtarëve të LV-së, pjesëmarrës të luftës, iu them: Ku jeni tash që duroni një deklaratë të tillë?

Ndërsa, Rexhep Selimin e pyes : A ishte ky Gashi ushtar yti kur i pa gjithë ato “krime”?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme