Shoqëri pa përfaqësim politik

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 19:22 | Nga Artan Fuga

E tmerrshme, asnjë politikan nuk guxon më t’i bashkohet protestës dhe të dali në tribunë t’u flasë njerëzve.

As politikan nga qeveria, as politikan nga shqupi, as nga foltorja, as nga grupi i deputetëve, hiç more fare!

Shoqëri pa përfaqësim politik.

Shoqëria në punë të vet, çmimet në punë të vet, politikanët në aferat e veta!

Një monument me Ali pashain e madh, që ecën përpara me kokën e vet të prerë në dorë, shkon ta kërkojë kokën e vet që e ka në dorë në Stamboll!

Sa do ta doja që një skulptor ta konceptonte dhe ta vinin atje te Varrezat e dëshmorëve të Kombit!

Shoqëri me kokë të prerë!

Të ngjashme