Shqipëria 1924-1928, përplasjet e Zogut me Nolin

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 11:41 | Nga Arbnor Sadiku.

Në këtë shkrim do të flasim për gjendjen në Shqipëri pikërisht më 1923 kishte filluar një luftë politike ndërmjet opozitës dhe qeverisë, kjo luftë kishte ardhur vazhdimisht ku dhe kishte filluar të ashpërsohet. Pika kryesore qe çoi deri te objekti i luftës ishin zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Qeveria parashikonte zgjedhjen e deputetëve jo direkt nga popullsia, por dy shkallësh nëpërmjet zgjedhësve të dytë. Mirëpo fushata elektorale ishte zhvilluar në një atmosferë të ndezur ku kishte pasur ballafaqime politike. Në një ambient të ndezur politik zgjedhjet kishin përfunduar më 27 dhjetor 1923. Në këto zgjedhje pati shantazhe dhe falsifikime, ku blloku qendror qeveritar kishte arrit të siguroi në Asamble 40 vende kundër 95 asamblistëve. Mirëpo rezultatet e zgjedhjeve kishin shkaktuar mjaftë zemëratë pothuajse në mbarë vendin. Si pasojë lëvizja demokratike antifeudale dhe antizogiste ishte rritur shumë më tepër. Me këto shantazhe Tensioni politik i vendit ishte acaruar edhe më shumë pasi që Asambleja Kushtetuese më 2 shkurt të vitit 1924, me kryeministër Ahmet Zogun i theu të gjitha rregullat demokratike, ku nuk dha dorëheqje. Mirëpo, Zogu ishte detyruar të jepte dorëheqje vetëm pas atentatit të bërë ndaj tij më 23 shkurt në hyrje të parlamentit, nga një studentë. Atentatin ndaj Zogut ia lanë fajin opozitës. Mirëpo, kjo krizë ishte zgjedhur në favor të  qeveritarëve. Mirëpo, Zogu nuk kishte marrë pjesë në qeveri, por prapa skenës kishte arritur të përgatitej për me marrë pushtetin me dhunë. Për opozitën kupa u mbush kur më 20 prill të vitit 1924 agjentët e shtyrë nga Zogu vranë me atentat në Tiranë Avni Rrustemin, i njohur për idetë e tij demokratike revolucionare dhe për shërbimin e veçantë që i kishte kryer atdheut me atentatin kundër Esad Pashë Toptanit në Paris më 13 Qershor 1920. Zemërimi që shkaktoi vrasja e tij në mbarë Shqipërinë, bindi opozitën të kalonte në aksion. Krismën e parë të kryengritjes së armatosur e dha Bajram Curri. Duke parë këtë gjendje Zogu dhe Kryeziu ikën për në Jugosllavi. Mirëpo, Qeveria e Fan Nolit nuk mundi të siguronte përkrahjen e Fuqive të Mëdha dhe koha e qeverisjes së saj qenë shumë e shkurtër, vetëm 6 muaj. Ahmet Zogu që ndodhej në Beograd, takoi e bisedoi me mbretin Aleksandër e me kryeministrin Pashiç për qëllimet e tij kthimin e Ahmet Zogut i bënin bashkëpunëtorët e tij me në krye Hysen Selmanin. I ndihmuar nga forca të rekrutuara nga Ceno Kryeziu e të armatosur nga qeveria e Beogradit, Zogu filloi më 10 – 13 dhjetor 1924 në disa drejtime. Fan Noli iu drejtua qeverisë Angleze, Franceze e Italiane për ta ndaluar këtë ndërhyrje, por ato heshtën. Qeveria e Nolit u përmbys, dhe antarët e saj, si dhe veprimtar e lëvizjes demokratike mërguan jashtë vendit.   Revolucioni i Qershorit pësoi disfatë dhe lëvizja demokratike u shtyp.                                                                                                            

***

Në vjeshtën e vitit 1923 lufta politike midis opozitës dhe qeverisë erdhi vazhdimisht duke u ashpërsuar. Objekti i luftës u bë ligj i zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese. Projekti qeveritar parashikonte zgjedhjen e deputetëve jo direkt nga popullsia, por dy shkallësh, nëpërmjet zgjedhësve të dytë.

Opozita e kundërshtoi duke kërkuar që votimi të bëhej direkt dhe jo dyshkallësh. Veç kësaj, duke marrë parasysh përqindjen e madhe të popullsisë analfabete, opozita kërkoi që votimi të bëhej me saçma dhe jo me skeda, që zgjedhjet të zhvilloheshin në bazë të parimit emëror dhe jo me listë, që t’i jepej e drejta e votës dhe gruas, që ditën e zgjedhjeve ushtria dhe xhandarmëria të mbyllej në kazermë dhe që të shpallej amnisti politike për pjesëmarrësit e lëvizjes së Marsit 1922 e në radhë të parë për Bajram Currin, i cili qëndronte i arratisur në malet e Shqipërisë së Veriut. Në projektin që miratuan, më 28 shtator 1923, shumica e deputetëve, të cilët  përfaqësonin qeverinë, nuk morën parasysh asnjë nga kërkesat e opozitës. Me miratimin e ligjit parlamenti u shpërnda. Fushata elektorale u zhvillua në një atmosferë të ndezur ballafaqimesh politike. Por opozita e kryesuar nga Fan Noli, ndonëse kishte një program demokratik dhe përparimtar, nuk ishte kompakte si rreshtimi qeveritar i çifligarëve, të cilin e kryesonte Ahmet Zogu. Gjatë fushatës elektorale organet qeveritare, në mënyrë të veçantë xhandarmëria, ndërhynë haptas me kërcënime dhe më dhunë për t’i detyruar zgjedhësit e dytë që votën të mos ia jepnin listës opozitare. Në një ambient të ndezur politik zgjedhjet përfunduan më 27 dhjetor 1923. Me gjithë shantazhet dhe falsifikimet, blloku qeveritar siguroi në Asamble vetëm 40 vende kundrejt 95 asamblistëve, kurse opozita siguroi 35 vende. Të tjerë, 20 vende ishin të ashtuquajturit “të pavarur”, të cilët pas zgjedhjeve u radhitën në bllokun qeveritar. Në radhët e asamblistëve të opozitës bënte pjesë edhe Avni Rrustemi, i zgjedhur në Tropojë me votat e simpatizantëve të Bajram Currit.

***

Ndryshimi midis Nolit e Zogut konsiston në faktin se  Noli ishte njeri me vlera të larta krijuese, politike, dhe kulturore, si dhe një diplomat i nivelit të lartë botëror, por, në rrethanat e krijuara të Shqipërisë së vitit 1924-1928, nuk ishte edhe aq pragmatist në politikën vendore dhe ndërkombëtare, si p:sh në rastin kur Noli si kryeministër i Shqipërisë, kërkonte të kujdesej edhe për shqiptarët e tjerë jashtë shtetit shqiptar, ani pse ai nuk e kontrollonte në tersi shtetin shqiptar të shpallur me kufijtë e vitit 1912, të cilin e udhëhiqte vet ai, dhe në rrethanat e caktuara qeveria e Nolit lëvizte nga një qytet në tjetrin, varësisht nga rreziku që i vinte nga forcat opozitare të asaj kohe në Shqipëri. Megjithatë, në qeverisjen gjashtë mujore të Nolit, Shqipëria kishte arritur të nënshkruaj disa marrëveshje politike,  me SHBA-në, dhe vendet e tjera evropiane, në të njëjtën kohë falë diplomacisë së Nolit dhe kontakteve me diplomacinë amerikane të presidentit Wilson , ishte ruajtur pa u prekur tërësia territoriale shtetit shqiptar e ideuar në vitin 1912, etj. 

Kurse, Zogu ishte tip i politikanit të sojit të veçantë, para së gjithash, ai njihej si ushtarak, qysh prej moshës njëzet vjeçare, kishte qenë pjesë e luftërave anti pushtuese, të Shqipërisë, pra, me fjalë të tjera Zogu intelektualisht qëndronte me keq se Noli, por, në anën tjetër ishte një shtetar më i mirë, sepse ai dinte si fitohej, dhe mbahej pushteti, po ashtu Zogu e njihte  funksionimin e mentalitetit  të Shqipërisë së shkërmoqur, në vitet e fillesave të shtetit demokratik shqiptar të vitit 1924-1928, ku vetëm ai që kishte forcën ushtarake, e bënte diferencën, dhe në anën tjetër, gjithashtu edhe në aspektin e  jashtëm  Zogu kishte  krijuar raporte të mira me dy superfuqitë e kohës në Ballkan, : Greqinë dhe Jugosllavinë, si dhe me superfuqitë botërore të kohës SHBA-në, Britaninë e Madhe, dhe Italinë. Në periudhën e qeverisjes së Zogut vendi kishte përparuar në aspektin ekonomik,  ishin ndërtuar shumë rrugë, hekurudha, sheshe dhe ura të vogla të cilat mundësonin tregtinë dhe transportin e njerëzve, dhe kishin impakt në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme