Shqipëria Etnike si dëshirë e ideal, por jo si plan i menduar qartë dhe objektiv

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 18:51 | Nga Andi B. Haxhiu

E kam kuptuar gjithmonë bashkimin mes Shqiptarëve si ideal politik, historik, e kombëtar. E kuptoj edhe bazën historiografike edhe bashkë-ndjej me narrativat socio-kulturore qe flasin per Shqiperinë Etnike. Por vetem se gjitha keto i kuptoj si deshirë e ideal, por jo si plan i menduar qartë dhe objektiv i realizueshem në afat-mesëm.

Bile, per kete kendveshtrim te timin, Bato me akuzon jo vetëm si “Kosovocentrik,” por edhe si “frikacak” qe heziton te bashkohemi. Kjo sepse ai pretendon se unë frikesohem se Kosova ne pergjithesi dhe Prishtina ne vecanti zhvendoset nga “qendra” e Kosovës në “periferi” te Shqiperise – pra, kinse baza intelektuale, kulturore, ekonomike, dhe financiare e Shqiptareve behet Tirana.

Keshtu ai presupozon se une i frikohem bashkimit sepse hezitoj që të bëj’ betejë kulturore e socio-politike me Tiranën per te “deshmuar” vlerat që kam. Bile, per te me “irrituar” pa-skajshmerisht më shumë, me thotë se vuaj nga ndjenja e inferioritetit dhe se bashkimi me krijon pasiguri sepse une po u frikesokam konkurrences 😤.

Keshtuqe, jo për inat të babës qe e du shumë qe vazhdon me besu ne bashkim, une, ne anen e kundert, vazhdoj me qenë “besimtar” gati dogmatik i projektit te Kosoves shtet te pavarur dhe multietnik. Deshirat per bashkim i kuptoj si infuzione momentale patriotike, qe fshihen mbrapa impotences reale politike.

Keshtuqe, une nuk jam kunder bashkimit. Por as pro bashkimit pa vizion te qartë se si ai mund te ndodh.

Bashkimi nuk eshte qeshtje deshirash e vizionesh te politikave kombetare. As nuk eshte qeshtje lideresh qe kane ambicie historike. Bashkimi eshte me shume se ckado tjeter nje proces administrativ.

Pra, prej sistemit elektoral e deri te organizimi shteteror e administrativ, gjithcka eshte teknikisht teper e veshtirre. Prej politikave fiskale e ekonomike deri te organizimi i buxhetit.

Mire qe ka deshirë, por duhet te kete edhe vullnet. Kur ka vullnet, pastaj mund te vleresojmë a ka realisht mundesi.

Deri at’here, bashkimi mbetet një rrëfim i bukur qe injekton sentiment nacionalist te shumica shqiptare, por qe nuk mund te kthehet ne projekt te pastert politik.

Kjo per nje arsye: Kosova, pertej vendit multietnik dhe shtetit civil, eshte edhe KRYEQENDRA e Shqiptareve. Jo Shqiperia. Simbolika e vendit AMË ne Shqiperi eshte mbetje e imagjinatës te tejkaluar te literatures komuniste. Askund, dhe kete e them me bindje te plote, Shqiptaret e Maqedonisë Veriore, Malit te Zi, dhe te Shqiperisë veriore nuk ndihen me mire se ne Kosovë.

Kosova eshte inkluzive edhe per krejt etnitë, por edhe per divergjencat mbrenda-shqiptarëve. Perqafon dialektet dhe dallimet si asnje vend tjeter ku ka Shqiptar.

Prandaj, nese eventualisht fillon bashkimi, Prishtina dhe Kosova duhet te jenë kryeqendra. Nuk mund të jetë Tirana e as Shqiperia. Kjo sepse Prishtina eshte kryeqyteti i krejt Shqiptarëve, pa dallim. Eshte “shtepia” ku krejt Shqiptarët shkelqejnë dhe nuk perjashtohen ne asnjë formë. As nuk perqeshen shkaku gjuhes, e as nuk perjashtohen shkaku origjines.

Ose, qysh e thotë baba im kur fillon me i rreshqit argumenti dhe i flet zemra hapur per Kosoven:

“Kosova eshte Amerika e Shqiptarëve.”

Aty ku krejt sub-identitetit shqiptare marrin kuptim.

Të ngjashme