Shqiptarët duhet t’i sundojnë ligjet, e jo njerëzit

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 16:56 | Nga Fadil Maloku

“Eksepcionalizmi shqiptar” nuk nënkupton se ata tash janë një komb i zgjedhur, apo edhe i veçantë në krahasim me të tjerët. Porse, një komb i cili ka vendosur që emancipimin e tyre qytetërues ta ushtrojnë e kultivojnë ekskluzivisht përmes ligjeve demokratike, e jo siç vepruan gjerë më tani, përmes sundimit autokratik e korruptiv.

“Eksepcionalizmin shqiptar”, do filloj të respektohet si te miqtë ashtu edhe te armiqtë tanë, vetëm atëherë kur elitat e reja politike, fillojnë të synojnë BESIMIN (në vetvete!) dhe AMBICIET (politike, ekonomike, juridike, sociale, ushtarake e kulturore), e bashkimit kombëtarë, e jo AMBICIET e feudeve dhe të mbajtjes përjetësisht në pushtet!

Ne, ashtu si Amerika, vendin duhet ta ndërtojmë në kundërshtim të hapur me principet makiavelistë! Ngase, LIRIA INDIVIDUALE, e sidomos ajo e BARAZISË PARA LIGJIT (liria e fjalës, ajo e mendimit dhe besimit,..etj.) DUHET të bëhen fundament i organizimit dhe i funksionimit politik të shoqërisë sonë…!

Ndryshe, edhe më tej do mbesim një vend, ku sundojnë NJERËZIT, e jo LIGJI!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme