Shteti i “zhburrnoi” policët specialë duke i bllokuar në veri, kriminelët tani janë trimëruar

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 13:05 | Nga Besnik Berisha

Policia meriton kërkimfalje pa fund!

Kështu është kur shteti të “zhburrnon”, e kriminelët i trimëron.

Po te mos detyroheshin policët tanë qe ne emër te ruajtjes se paqes te duronin sharje, fyerje dhe ofendime nga me të rëndat gjate aksionit disa ditor ne veri, sot nuk do përballeshin me sulmet një pas një.

Duke i detyruar të “bashkëjetojnë” me kriminelët e maskuar dhe të bëjnë roje ne rrugët e bllokuara, ata i “zhburrnuam” dhe kriminelet i trimëruam.

Në çdo vend normal, policia nuk negocion me kriminelë.

Mos e pengoni policinë qe ta mbroj veten dhe ta ruaj shtetin, pavarësisht kush proteston e kush shantazhon!

Të ngjashme