Si të ndalen dëmet dhe (mos)bërja e qeverisë?

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 14:56 | Nga Faton Abdullahu

Akuzat, ofendimet e fajësimet, ndërmjet LV-së dhe LDK-së tashmë nuk janë komunikime ndërpartiake, por janë një fushatë e re politike parazgjedhore. Pasur parasysh arsyet që po i sjell më poshtë, është më mirë të ndalet e keqja tani, duke mos e bërë qeverinë, sesa ajo të ndodhë dhe përçarja të determinoj dëme të pariparueshme dhe për kohë të gjatë.

1) Mungesa e përkrahjes nga SHBA-t – SHBA-t nuk e kanë përkrahur dhe vazhdojnë të mos e përkrahin koalicionin e mundshëm LV – LDK. Ky hezitim dhe kjo mungesë e përkrahjes për koalicionin e mundshëm LV-LDK nga ana e SHBA-s, në rend të parë po ndodh për fajin e LV-së apo thënë më saktë mungesës së korrektësisë dhe papjekurisë së saj politike dhe për kohë të gjatë në raport me SHBA-t. Arsye tjetër pse SHBA nuk e përkrah këtë koalicion është LDK-ja. Jo pse ajo do të jetë e padëgjueshme dhe kundër koncepteve evro-atlantike, por pse LDK konsiderohet se nuk e ka as guximin, as strategjinë e nevojshme që ta kundërshtoj e lëre më ta ndal LV-n në rast të devijimeve të saja.

2) Mungesa e guximit për tu ballafaquar me Serbinë – Edhe LV edhe LDK nuk do të ishin kaq hezituese, apo thënë edhe më troç kaq frikacake për tu ballafaquar me Serbinë, sikur të ishin në këtë koalicion me ndokënd tjetër. Mosbesimi i ndërsjellë i bënë që të dyja këto subjekte shumë hezituese dhe të pasigurta. Asnjë koalicion nuk do të ishte më frikacak dhe më hezitues për fatin e Kosovës sesa LV –LDK.

3) Mungesa e besimit të ndërsjellë –Në LDK janë të shumtë ata që mendojnë se, LV është parti kundër institucioneve dhe identitetit shtetëror të Kosovës, se në thelb ata nuk janë pro amerikan por janë të majtë ekstrem, se kauza e tyre për bashkim kombëtar është aventurë e rrezikshme. Në anën tjetër në LV janë të shumtë ata që mendojnë se në LDK shkelin të gjitha parimet për të ardhur apo për të mbet në pushtet, se nuk kanë luftuar në luftë dhe se janë frikacak e të pabesë në paqe, se për shumë gjëra janë të njëjtë me PDK-n, por vetëm të qenit frikacak nuk i lë të bëhen më të këqij se ata.

4) Votat e pamjaftueshme – Mos lexim i drejtë por i qëllimshëm dhe djallëzor i rezultateve të fundit zgjedhore, dhe sidomos prezantimi i tyre si fitore e madhe, i ka bërë që të dyja LV dhe LDK të papërmbajtura në grykësinë e tyre për të marrë më shumë pushtet në dëm të palës tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme