Siguria kombëtare po dëmtohet për hesape politike

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 20:00 | Nga Hajzer Salihu

Se si është katandisur kujdesi për shtetin nga LDK dhe LVV, mjafton qe të shihni qasjen e ud Presidentes Osmani (LVV) dhe Kryeministrit ne detyrë Hoti (LDK), se si për hesape politike po e lënë pa udhëheqës institucionin me të ndjeshëm të sigurisë dhe intelegjencës-Agjencinë Kosovare për Intelegjencë.

Pasojën e parë serioze të kësaj lufte politike qe po bëhet për këtë institucion, dje ne veri të vendit e ndjeu edhe vetë njëri nga akterët e kësaj lufte të pakuptimtë-ud Presidentja.

Ne mungesë të udhëheqjes dhe mbikëqyrjes legjitime të mbledhjes, analizës dhe shpërndarjes së informatës intelegjente, dje nga një grup huliganësh u sfidua siguria e vendit, dhe siguria e njërit nga bartësit të institucionit me të lartë shtetëror-Presidencës.

Vazhdimi tutje i kësaj lufte politike, do të ketë pasoja edhe me të rënda dhe me afatgjata për sigurinë kombëtare të shtetit tonë! Andaj bartësit e institucioneve duhet të tregojnë me shumë ndjenjë dashurie për vendin, ne mënyrë qe mos ti lënë institucionet e pavarura dhe të ndjeshme të shtetit ne mëshirën e tekeve dhe sjelljeve të tyre të papërgjegjëshme për qëllime dhe përfitime të ulëta politike.

Kosova dhe siguria e saj është amanet i gjakut të dëshmorëve. Kosova dhe siguria e saj, duhet të jenë prioriteti ynë, mbi qdo parti qe ne përfaqësojmë, apo mbi qdo pushtet qe ne mëtojmë të marrim.

Të ngjashme