Sikur të mund të flisnin: Kaubojkat e Rifat Latifit!

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 19:51 | Nga Kimete Berisha

Janë shumë domethënëse ato çizme të zeza të qëndisura me precizitet, dhe të kombinuara me pantallonat solemn prej shtofi.

Më shumë po jep mesazhe medicinale
dhe politike me garderobë ministri i shëndetësisë, sesa me fjalë.
I lumtë.

Për shembull, me kaubojka në studio, ka dashur të përçojë mesazhin se po merr moti dimër edhe në TV, e jo veç në natyrë (sepse krejt tregtarët janë pronarë të TV-ve).

Në një ambient të ‘egër’ medial, duhet të mbathësh çizme kaubojski, për t’i nënçmuar.

Prandaj, lajmet shiten si në treg, (bile
lajmet e këqija dhe të punuara nga materiali i paqëndrueshëm, shpërndahen falas),

…sepse gjynah, gazetarët nuk janë pronarë të mediave, por janë tregtarët pronarë të së vërtetës!

Gazetarët janë shitës të lajmeve, tregtarët i prodhojnë lajmet dhe i marrin paret.

Paradite ta bluan kafen (e Brazilit),
se ti je tash zotni nuk e ke më atë mullirin e bakrit nën sqetull që e bluaje kafenë tënde çdo mëngjes, por tash ti e blen të gatshme, aromën ia ndjen princi, ti e pi, se më mirë është të ndjehesh zotni (pa qenë), sesa të ndjesh aromën e kafesë…

…e mbasdite pastaj, i njëjti tragtar prodhon politikë e ta shet shtrenjtë në TV-në e tij.

Shqiptarët dhe gazetaria?!
Pare po, pushtet po, lidhje me politikë po…
Shyqyr që s’kanë imagjinatë dhe dije…se e kishin djegë!

Veç s’e mora vesh kush është kali këtu!

Dhe se a ka qeveria Kurti ndonjë kaubojkë fëmër. Që s’ka, ua gjej unë një.

P.S. Proverb i kaubojve:
Njeriut iu bëj njeri, kalit iu bëj kali.

Të ngjashme