Situatat emergjente nuk janë momentet më të mira për ta luftuar një qeveri dhe një lider politik

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 15:51 | Nga Liri Loshi

Situatat emergjente nuk janë momentet më të mira për ta luftuar një qeveri dhe një lider politik. Në situata të tilla politika duhet të orientohet në identifikimin e faktorëve që e kanë shkaktuar atë situatë në mënyrë që ata faktorë të eliminohen dhe kriza të menaxhohet sa më mirë.

Personalisht i shoh me simpati propozimet e opozitës për dalje nga kriza energjetike, por më neverisin sulmet politike ndaj qeverise në një moment kur vendi ballafaqohet me krizën. Pra, nese për krejt qytetarët problem numer një është kriza energjetike, kjo duhet të jetë edhe për opozitën. Roli i çdo politikani dhe grupi politik është me e ndihmu vendin. Në momente krizash vendi ndihmohet duke ndihmuar qeverinë, meqë, sipas detyrës dhe obligimeve, ajo është në linjë të parë të betejes me kapacitetet që ka. Pastaj, kur të qetësohet situata mund të rifillojë lufta politike për pushtet.

Qytetari më të drejtë, luftën kundër qeverisë në momente krizash e perjeton so luftë kundër tij. Dhe ta krijosh një ndjenjë të këtillë të qytetarit, do të thotë ta humbesh mbështetjen e tij. Në qeverisje gjithmonë ka hapësirë që gjerat të bëhen më mirë, por kritikat duhet të jenë të bazuara në fakte dhe jo në shtremberime e egzagjerime, siç po ndodh këto ditë. Populli nuk ia ka dhënë votën Albin Kurtit për disa muaj, as vetëm për një vit, por për një mandat katër vjeçar. Çdo ndërprerje e këtij mandati krijon gjasat edhe për një mandat thetër të të njëjtit lider dhe të partisë së tij. Prandaj lufta e opozitës që me çdo kusht të rrēzohet qeveria është e pakuptim dhe do të përfundojë si rrugë kundër vetëvetes.

Të ngjashme