Ta kontestosh një marrëveshje të arritur në Shtëpinë e Bardhë, e të duartrokasësh për targat e veturave…

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 15:23 | Nga Ndue Ukaj

Demagogu është i kënaqur që të përgjumë publikun dhe t’i shtyjë ata në iluzionet që u dikton – thotë shkrimtari suedez Kjell Espmark.

Ja pra miq, demagogu ynë tanimë është i kënaqur sepse e përgjumi turmën që i shkon symbyllur prapa, të përndezurit që çdo herë janë të të gatshëm të stimulojnë dashurinë për udhëheqësin dhe një pjesë të publikut që i skuq duart duke duartrokitë çdo veprim të udhëheqësit.

Por për një gjë jam fort i bindur se krejt këto spektakle Kosovës s’ mund t’ i sjellin bash asgjë të mirë, ama ato ia rrisin jetëgjatësinë injorancë së thellë politike që mbizotëron në vendin tonë.

Kosova jonë e vogel ka nevojë që të ajroset nga duhma e keqe politike dhe të çlirohet nga politikanët demagogë e kryeneçë.

Të tentosh ta pengosh me çdo kusht një marrëveshje gjithëprfshirëse të sponzorizuar nga Amerika e vendet e BE- së që na kanë dhënë liri e shtet, të kontestosh një marrëveshje të realizuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në anën tjetër t’ i duartrokitësh një marrëveshje për targat e veturave, kjo s’ ka sens logjikë dhe asnjë mendje racionale s’ mund ta justifikojë, përpos mendjeve të infektuara me urrejtje e ideologji. Mendjet e tilla, dihet, arsyetojnë gjithçka dhe besojnë gjithçka.

Të ngjashme