Tahiri: Shfuqizimi i Ligjit të Pagave rikthen kaosin dhe ka pasoja të paparashikueshme

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 19:07 | Nga Besnik Tahiri

Ligji i Pagave i miratuar në Qeverinë Haradinaj ka qenë ndër vendimet më serioze të qeverisjes 20-vjeçare të këtij shteti.

Çdo përpjekje e shfuqizimit apo shtyerjes së zbatimit të tij ka për qëllim rikthimim e kaosit në sistemin e pagave në Kosovë e që do të ketë pasoja të paparashikueshme.

Ata që e ndihmojnë një gjë të tillë nuk ja duan të mirën as Kosovës e as vendosjes së rregullit në sistemin e pagave në vend.

Kurrë nuk duhet të harrojmë se kemi punuar 20 muaj me ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar, kemi folur dhe kemi pasur dialog të thellë me gjithe akterët dhe sindikatat për të siguruar që Ligji të jetë sa më i mirë, t’i zvogëlojë në masë të madhe pabarazitë dhe divergjencat në sektorin publik, si dhe të kemi një rritje historike të pagave në sektorin publik.

Të ngjashme