Taksa dhe reciprociteti si akte politike me efekte të tregut

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 19:24 | Nga Egzon Kastrati

Reciprociteti në kontekst të ligjeve siguron barazi dhe sovranitet

Vendosja e taksës 100% si akte politike i shprehur si masë tregu ndaj Serbisë nga qeveria Haradinaj në aspektin “patriotik” u vlerësua lart, ndërsa nëse e analizojmë në aspektin ekonomik si dhe të subjektiviteti ndërkombëtar të Kosovës ajo prodhoi efekte negative.

Taska ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja ne kontekst ekonomik prodhoj efekte destruktive në ekonomi për faktin qe këto produkte nuk arritën që të zëvendësoheshin nga prodhuesit vendor e këtë situatë nuk arriti t’a shfrytëzoj as Shqipëria.

Vendosja e taksës e demtoj konsumatorin e Kosovës për faktin që importi i këtyre mallrave u bë nga vendet e BE-së dhe si i tillë afektoj një artikulim të një kosto se re të transportit që të dërgoj në rritjën e përgjitshme të niveltit të çmimeve (inflacionit) në 3.3% duke ndikuar në rritjën e Indeksit të çmimit të konsumit (kosto e jetesës) dhe duke afektuar drejtperdrejt edhe mirëqenien qytetare.

Në kotekstin e subjektiviteti ndërkombëtar e “viktimizoi” Serbinë gjë që u morr si pretekst për ndërpreje të dialogut më Kosovën dhe nxiti reagime të aleatët strategjik të Kosovës, BE-së dhe SHBA-ve.

Vendosja e reciprociteti si akte politike ka premisa që të jetë i njëjti gabim si me taksën. Reciprociteti duhet të vendoset në bazë të ligjeve gjë që është parim universal në të drejtën ndërkombëtare në këtë rast nëse Serbia ndërmerr masa ndaj Kosovës në mënyrë simetrike dhe Kosova duhet të ndërmarr masa reciproke që e definojn qartë sovranitetin dhe funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.

Kosova duhe të forcoj sektorin e prodhimit dhe të rrisë konkurrueshmërinë me vendet e rajonit në të njëjtën kohë të sigurojë barazi përmes reciprociteti varësisht nga nevoja e aplikueshmërisë nga rasti në rast në të gjitha fushat.

Të ngjashme