Tarifa është instrument, jo qëllim

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 15:48 | Nga Agim Kuleta

Tarifa, ne vetevete, eshte instrument ne funksion te nje qellimi, qofte ai ekonomik apo politik, jo qellim ne vete.

Per t’u realizuar qellimi, duhet te ekzistoje nje platforme, koncept apo te pakten ide e qarte e serioze dhe mjetet per ta realizuar ate. Varesisht nga platforma dhe rrethanat gjykohet edhe nevoja per kete tarife.

Ne rastin tone, mungesa e kesaj platforme dhe synimi per ta mbuluar kete mungese, bene qe tarifa te trajtohet si qellim. Dhe qellimi i nje trajtimi te tille eshte i ngushte.

Ai nuk ka te beje me problemin tone madhor, si komb, por me ambicie te varfera, si parti.

Nese vertete po shkriheni per kete vend siç po silleni sikur, uluni dhe hartojeni nje platforme serioze e gjitheperfshirese, mandej diskutoni per masa e veprime konkrete.

Po flisni per lisin e nuk po merreni me malin!

Të ngjashme