Të ngecur apo të “dashuruar” në status quo?

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 18:45 | Nga Valon Murati

Këto bisedimet për targat dhe marrëveshja e mundshme për to, një lloj deja vu e bisedimeve teknike, dëshmon vetëm për një gjë, se te tri palët e përfshira në dialog nuk janë të gatshme të merren me çështjet thelbësore të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Serbia dëshiron t’i zvarris ato sa më gjatë që është e mundshme (së paku deri para fazës së anëtarësimit) e në anën tjetër të dëshmojë “konstruktivitet”.

Pala jonë, ajo e Kosovës, e dashuruar në status quo (përkundër paralajmërimit amerikan se status quoja i shkon për shtati Rusisë), e konsideron fitore elektorale çfarëdo popullizmi që e vazhdon status-quon.

Dhe BE-ja e arsyeton përfshirjen në dialog me suksese “konkrete”. Në anën tjetër problemet reale politike mbesin, e sidomos funksionaliteti i republikës sonë, problemet e veriut dhe Kosova Lindore.

Këto probleme vazhdojnë të presin o për ndërhyrjen amerikane, o për vizionar politik që dëshirojnë të na shlirojnë nga këto probleme dhe t’i japin rrugë drejtimit të vendit.

Të ngjashme