Të trashët e Sulos, Ishujt Alande dhe duhmi i verës në Bruxelles

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 13:51 | Nga

Publiku kosovarë mashtrohet me sllogane të ndryshme të Republika Serpska etj., Fakti që në bisedimet e Kosovës me Serbinë palët u pajtuan që Kosova nuk do të pengohet në rrugëtimin e saj të antarësimit në BE, por do t’i ndalohet rruga në OKB, bënë më të qartë skepticizmin tim, se Kosova ka hyrë në ujërat e ftohta të marrëveshjes për demilitarizim, si ato të ishujve Alande, edhe kërkesat e Pacollit për zonë të lirë në dy komunat e fituara të Mitrovicës dhe Gjakovës shtojnë edhe më shumë skepticizmin tim, dosido është një përpjekje që publiku në Kosovë ta ketë më të qartë se çka po zihet në Bruxlles.

Për këtë qëllim ua ofroj lexuesve historikun e marrëveshjes për autonomi të demilitarizuar të Alandes në mes të suedezëve dhe të finlandezëve e cila funksionon sot.

Duket se të gjitha zhvillimet politike tregojnë për një kohë të shpejtë, të përfolur edhe më heret. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë sepse gjërat po ecin me ritme të sofistikuara.

Ndërkombëtarët po mbajnë një qëndrim neutral dhe shumë diplomatik, ndonëse versioni përfundimtar pritet të jetë një lajm “i mirë” edhe për Prishtinën edhe për Beogradin, ece e mere vesh si do të kënaqen të dyja palët, përveçse neutralitetit, rezultatit baraz, e që për qytetarët shumicë të Kosovës do të jetë debakël, ngase nuk do të kualifikohen për një ka-rrikë në OKB.

Si shqiptarët e Kosovës edhe serbët e kanë të qartë se pavarësia nuk është më një fjalë e panjohur në gjuhën e tyre, përderisa “de facto” ata jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, që ka vetëm një pyetje, deri kur? Thacin e Daciqin nuk ka kush që i ndanë… e këta të dy janë kryeministra përfaqësues, nuk di si ka për të kaluar Thaçi pas përfundimit të takimeve me Daçiqin, dhe a është duke u hulumtuar partneri i ri… tash nga ai kuptova se sa “pro-amerikan” është, i është kthyer politikës së vjetër dështake gjatë historisë, më mirë të zgjidhet problemi me serbë tash, ku ka hyrë në rrugë qorre, sesa më vonë të bëhen spekulime…

Beogradi zyrtar, para bisedimeve ne Bruxelles kishte ofruar modelin e ishullit Aland, mes Suedisë dhe Finlandës, nuk po shoh qe ka ndërruar gjë nga ai propozim, ngase ka vazhduar të këmbëngulë në ruajtjen e sovranitetit serb mbi Kosovën, bile tash është rritur skepticizmi se delegacioni i Prishtinës mund të dehet nga “duhmi” i verës se Bruxelles-it dhe për të shpëtuar veten nga mallkimi popullor, ata kanë gjasa të vogla të mos lagen nga mjegulla e Bruxellesit, inshalla mentorët e tyre e kanë përnjëmend dhe i shpëtojnë të mos humbin në labirintet e ndonjë hoteli siç patën humbur, mezi i patën gjetur në kthinat e hotelit “Schloss weikersdorf” në Vjenë.

Filloi Vjena vazhdojë Bruxellesi, athua ku do te mbahet raundi i ardhshëm, nuk është larg mendsh qe do te vendosen në Hotel Jugosllavia III, pastaj për mos me ua prishur qefin do të vendosen diku në ndonjë hotel në Stamboll, shqiptarët i kanë në qef edhe imitimet e haremeve të Stambollit, nuk po bajnë zë kur iu përvëlohen buzët nga pa suli i Leskocit me mish, nuk lodhen për kualitetin e mishit, veç me hëngër… si duket edhe ne kemi me hangër te trashet e Sulës…

Ishujt Alande

Ishujt Alandeve (suedisht: Landskapet Åland, finlandisht: Ahvenanmaan maakunta/Ahvenanmaa) janë ishuj finlandez në mes të detit Baltik dhe Gjirit Botanik. Ujdhesat përbëjnë autonominë dhe provincën e demilitarizuar në Finlandë. Ujdhesat Alande përbëjnë 90 % të popullatës me origjinë suedez (suedisht: Fasta Åland), janë pjesë e arkipelagut lindor me 6500 ujdhesa në hyrje të Gjirit Botnik.

Alandi është njëra nga territoret që Rusia ia ka okupuar Suedisë me marrëveshjen e Fredishkamnit në vitin 1809, dhe ujdhesat janë krijesë e gjysmë autonomisë të Dukës së Madhe të Finlandës

Kur ujdhesat iu bashkëngjitën Rusisë, suedezët nuk arritën që më marrëveshje t’i rikthejnë, dhe të largojnë nga atje trupat ruse, kjo gjë nuk u interesonte vetëm suedezëve por edhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila ishte e brengosur që pjesëmarrja ushtarake do të dëmtojë interesin e tyre në rajon.
Në vitin 1832 rusët filluan të ndërtojnë kalanë në ujdhesë, bombarduan, kalaja është marrë dhe shkatërruar nga francezët dhe britanikët më 1854, si pjesë e operacionit ushtarak në Baltik gjatë luftës së Krimes. Me marrëveshjen e Parisit më 1856 ujdhesat e Alendeve u demilitarizuar.

Gjatë luftës qytetare në Finlandë më 1918, trupat suedeze u përzien për qëllime humanitare, në mes të trupave ruse te cilat ishin të vendosura në ujdhesa dhe të trupave të bardha dhe të kuqe, te cilat vinin nga Finlanda. Për disa javë trupat suedeze u zëvendësuan me ato gjermane me vendimin e qeverisë së “bardhë” të Finlandës.

Prej vitit 1917 qytetarët e ishujve tentuan t’i bashkëngjiten amzës së saj, Suedisë. Anketën për t’iu bashkangjitur Suedisë e përkrahën 96.2 % e popullsisë. Nacionalizmi suedez rritej, ashtu sikurse në Finlande që rritej disponimi kundër suedezë, si dhe mendimi kundër ratifikimit të luftës për autonomi të Finlandës.

Për atë arsye fillojë konflikti në mes të qytetareve që flitnin finlandisht dhe ata qe flisnin suedisht në Finlandë, për ç’arsye qytetarët e Ujdhesave Alende i frikoheshin të ardhmes në atë shtet.

Përkundruall kësaj Finlanda nuk ishte e përgatitur për okupim të arkipelagut, dhe ofruan statusin autonom në vend të shkëputjes. Qytetarët nuk pranuan ofertën dhe ashtu një situatë e tillë e pazgjidhur u sollë para Lidhjes së Kombeve.

Kjo organizatë ndërkombëtare vendosi që Finlanda duhet të mbajë sovranitetin, por Ujdhesat Alende duhet të fitojnë autonominë territoriale. Finlanda mori përsipër obligimin që qytetarëve të Alandes t’u jipet e drejta e gjuhës suedeze, si dhe e drejta në kulturën e vet dhe zakonet lokale.

Me Marrëveshje u garantua statusi neutral i arkipelagut, si dhe i ndalesës të çfarëdo trupe të armatosur në ujdhesa. Ujdhesat Alande gjenden në pozitë të rëndësishme strategjike, në veri të hyrjes ne limanin e Stokholmit, në gjirin Botnik, si dhe në afërsi të gjirit Finlandez

Arkipelagu i Alandes përbëhet përafersisht nga 300 ujdhesa të pabanuara, si dhe 600 rrip-rërë. Ujdhesat janë të lidhura në lindje me arkipelagun Turkuland (finlandisht: Turunmaan saaristo, suedisht:

Abolands skärgĺrd) i cili shtrihet nga bregu juglindor i Finlandës. Ujdhesat janë kryesisht të përbërjes gurore, me pak sipërfaqe të tokës dhe me një klimë të ashpër. Sipërfaqja e Ujdhesës është përafërsisht 1.512 km˛. 90% e banorëve jeton në Ujdhesën kryesore (Fasta Ĺland), ku gjendet kryeqyteti i Mariehamnit.

Ujdhesa kryesore është edhe ujdhesa më e madhe me sipërfaqe 1.010 km 2, 70 % e territorit te (ujdhesave Llande), është 50 km në drejtimin veri-jug, dhe 45 km në lindje-perëndim.
Gjatë krizës politike në ujdhesa kanë qenë në përdorim harta te ndryshme të ujdhesave.

Në hartat suedeze, pjesa më e madhe e popullatës është paraqitur në ujdhesën kryesore, pa ujdhesat e vogla në drejtim të Finlandës, dhe ujdhesat e vogla janë paraqitur të mëdha, për tu dukur se ujdhesat janë më afër Finlandes.

Hartat e vërteta tregojnë se distanca është me e madhe nga Suedia sesa nga Finlanda.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme