Thaçi do mbetet figura kryesore dhe më e aftë e Historisë së Re të Kosovës

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 17:33 | Nga Xhemal Ahmeti

Kush thoshte se Hashim Thaçi nuk ishte garantues i unitetit dhe kontinuitetit politik?

Që nga pengimi i tij për në Washington as kokën nuk e dini ku e keni – si në proceset e brendshme e lere më në ato të jashtmet.

Dhe jam i sigurt se zgjedhjet në këto kushte do tu fusin edhe më thellë në hiatus. Nuk është lehtë të drejtosh litarët e një shteti në krijim e sipër dhe me një armik aq të aftë që edhe Gjykatat që i formoni vetë ua merr.

Kështu do të shkruhet nesër për këtë episod të historisë më të re kosovare.

Me gjitha pandehjet dhe akuzat Thaçi do mbetet figura kryesore dhe më e aftë e Historisë së Re të Kosovës dhe çështjes shqiptare. E pranofshi me shëndet.

PS. Shajeni se si ashtu s’ka mbetur gjë pa thënë për të, kjo mirëpo nuk do ta ndryshojë kronikën faktografike të ngjarjeve. Unë s’jam partizan i tij, vetëm një observues nga jashtë.

Të ngjashme