Tirana dhe Prishtina zyrtare do të duhej ndërruar diskursin politik!?

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 13:24 | Nga Refik Hasani

Dallimet në mesë të partive në Kosovëpër qëndrimin ndaj Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës qëndrimi që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Edhe në mesë të partive në Shqipëri për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë. Partit qëndrimin që mbajn ndaj kësaj Krahine është e natyrshme, por Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidenta do të duhej të ken në trajtim dhe tretman për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla. Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina ishte jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit  Tirana dhe Prishtina zyrtare, ku politika dhe diplomacia duhet të jen bashkë, të kordinuara meklasën politike, të ksaj Krahine të banur me shumicë shqiptare.

 Është momenti i fundit  që politikanët nga e tërë hapsira e jonë etnike shqiptare pa dallim, të reagojmë derisa  për çdo ditë e më shumë diskriminim po vazhdon. Edhe një arsye më shumë që të mos ngriten tensionet më  të larta së cilës edhe ashtu akoma nuk u janë shëruar plagët e luftës. 

Ne mendojm se diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina është dashur që:

 Shumë pakë po shenohet, kujtohet  Referendumi i mbajtur më 1 e 2 marsit 1992,  Lufta e UÇPMB-ës sikur pak  përmendët, kurse marrëveshja e Konçulit, sikur ska ndodhur, larg asajtë kërkohet që të plotësohet apo rikonfigurohet edhe njëher nënë prezencën ndërkombëtare, Amnestia dhe çështjet që kanë të bëjn me pushtetin lokal nuk kanë dhën rezultate të duhura, Fuksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet, Shqiptarët në këtë Krahinë nuk kan ende të zgjidhur shkollimin ku ne kemi kërkuar themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe, Nuk ka investime në infrastruktur, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore, kjo  Krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional, Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kan asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre. Bile sillen sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 35 mijë banorëve që kanë lëshur trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë, Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar me ligj, Përfaqësimi proporcional mungon jo vetëm në nivelin qendrore por edhe në ate lokal, Nuk ka liri të lëvizjes së lirë në disa zona që janë shëndrruara  si poligone të ushtrisë së kombinuar serbe.           

Banorët e Krahinës shqiptare  të mbetur ende nën Serbi  u dëbuan dhunshëm, vetëm e vetëm t‘i lëshojn trojet e tyre stërgjyshore dhe nëse vazhdohet kështu do të zbrazete nga etnosi i pastër shqiptarë.

Ne përmes këtij shkrimi po bëjm përpjekje të  shtrojm domosdoshërin që nga përfundimi i luftës kërkojmë që dy qeverit  dhe po ashtu dy  parlamentet i Shqipërisë dhe i Kosovës të ndërtojn një diskurs krejtë të njëjtë. Çka thotë Tirana Zyrtare kydo të duhej të jetë qëndrim zyrtar edhe i Prishtinës zyrtare e jo sikur tani Prishtina thumbit e Tirana patkoit.  

Kurse nga liderët e partive politike dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇPMB-së, Kryetarët e tri Komunave  e mbi të gjitha kërkojm nga Këshilltarët Komunal shqiptarë  të tri Kuvendeve  Komunale të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.

Shpëtim i vetëm për këtë Krahinë të trazuar është prezenca afatgjate ushtarake dhe  civile ndërkombëtare dhe largimi i forcave të kombinuara serbe. Të gjithë së bashku të jemi një zë, në ndihmesë  të Krahinës shqiptare, të kërkojm një prezencë ndërkombëtare,  ky Rajon të shpallet si një zonë e vërtet e demilitarizuare jo e diskriminuar.

Të ngjashme