Trajtoji njerëzit e tjerë si të barabartë me ty

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 23:32 | Nga Gëzim Selaci

Je shkrimtar, studiues, profesor, regjisor, redaktor, gazetar, avokat, hoxhë, prift, artist, analist, a çfarëdo tjetër kualifikimi që e ke arrit falë shkollimit tand dhe ushtron nji profesion që të paguen për punën mendore që e ban…

Ki një shkollë që veç dijes në fushë, të ka pajisë me vegla mendimi abstrakt e analitik, aftësi artikulimi të ideve e argumenteve dhe oratori me i thurë mendimet me fjalë të hijshme që shumë të tjerë nuk e kanë. Plus, ki akses të privilegjuem në mjete të komunikimit masiv.

Ki dituni, di me mendu, me folë e me shkru, andej të thërrasin gazetarë, moderatorë e redaktorë në studio televizive, në faqe gazetash, librash, portalesh e blogjesh…

Mirë shumë! Por, mos u bo i pafytyrë me i shfrytëzu këto privilegje që fati e shoqnia t’i ka falë për me iu gjujt të tjerëve; me i sha, etiketu, patronizu, përçmu, përkeshë, përgoju e mallku njerëzit të cilët nuk janë të barabartë me ty për nga shkolla, njohjet, lidhjet, aksesi në media, etj.

Ata munden me qenë ma të mençem, ose ma pak të mençëm se ti, ma të mirë ose ma pak të mirë se ti—s’ka rëndësi! Ata janë njerëz, si ti, as ma pak e as ma shumë.

Mos u shit i mençem, veç pse je i privilegjuem, se s’ta ka borxh kush! Fol si njeri i barabartë dhe trajtoji të tjerët si njerëz të barabartë me ty.

Gjumë t’ambël!

Të ngjashme