Tregtarët e “shpresës”

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 23:33 | Nga Kimete Berisha

Ti Albin Kurti, mbasi je kaq i gjanë, jepja një ministri ‘tënden’ LDK-së, (për shembull ministrinë që ia ke besuar ish këshilltares së Hashim Thaçit), dhe vet mbaji 4 ministri, e mos i shto ministritë kinse për hatër të LDK-së, kur dihet mirë se nga kjo ‘zemërgjerësi’ e jotja nuk përfitojnë shqiptarët.

Pse Ti vazhdimisht i jep LDK-së diçka që s’të lyp.

LDK nuk po të lyp ministri, prandaj kur dikush të jep gjithçka përveç atë që ia ‘lyp’, përnime t’i çon floktë përpjetë.

Me lu’ po luan mirë, por kur popullata e hetojnë se po luan, merr fund loja.
E me ju pa, po ju shohin, krejt.

S’paska qenë rend idealesh këtu. Idealet po thyhen si gjethet e thata në fletoren e herbariumit, dhe po shuhen si mbishkrimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, kryesore po Ju shohim, po ju dëgjojmë, era po ju vjen o zotrinj.

Marre po m’vjen prej vetes qysh shpresojsha në Ju, ku i pata mendt…
Jo negociata kundër të cilave propagandonte Vetëvendosja, por kjo është Tregti e kulluar, tregti e vrazhdtë me Institucionet e shtetit, të cilat paradite i shuani, pasdite ‘i ndani’, në mbrëmje i ‘shisni’ për një votë Beogradi.

P.S. ‘A t’thojsha’- mos më thoni, aman, se nervoz jam…mjegull n’tana anët…veç mos ma nxani kryt pse shpresojsha në ‘tragtarët e shpresës’!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme