Tregti “nacionale” në kurriz të nxënësve!

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 15:37 | Nga Xhavit Beqiri

Sistemi ynë arsimor, përveç të tjerash, nxënësit i dërmon edhe fizikisht. Çantat e rënda janë dhunë e drejtpërdrejtë dhe sistematike, që ky sistem i mbrapshtë ua vë si barrë atyre çdo ditë mësimi.

Arsyeja është e thjeshtë: në vendin tonë ka vite që trekëndëshi ministri – botues – autor fërkon duart nga profiti i (stër)shtypjes dhe shitjes së teksteve të reja shkollore, shumica e të cilave janë krejtësisht kot dhe të panevojshme.

Kush është përgjegjës? Ministria e Arsimit, e cila e bën strategjinë e arsimit në vend, pastaj Departamentet Komunale të Arsimit, shkollat, (ne) mësimdhënësit dhe e gjithë shoqëria jonë…

Të gjithëve na pëlqen të fitojmë në kurriz të fëmijëve/nxënësve tanë dhe të së ardhmes së tyre, sepse jemi verbuar nga lakmia, nga oportunizmi dhe servilizmi!

Të ngjashme