UÇK-ja nuk ka arkiva, Serbia dëshiron ta bëjë përgjegjese UÇK-në në nivel institucional

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 04:47 | Nga Liri Loshi

UÇK nuk ka arkiva. Po çka me iu ba njerëzve që duan me tregu me çdo kusht rendin dhe rregullin që gjoja ka mbretëruar në luftë. Çohet njeri e thotë se ka qenë në krye të Gjyqit ushtarak dhe madje etiketon persona “të denuar”prej tij, vetëm për ta treguar egon e vet. Tjetri që shkruan libër i referohet “Arkivit të UÇK-së” për faktografinë e tij “shkencore”.

Dhe, fqinji ynë verio-lindor rri hazer me gjetë informacione të tilla që e bëjnë përgjegjese UÇK-në në nivel institucional.

Komandantët tanë gjithçka mund të kenë bartur, por laps e letër jo. Ka edhe perjashtime, por shumica që unë kam njohur, nuk i kanë përdorur ato “vegla”. Ata u bënë me diploma pas lufte, me procedurē të shpejtuar dhe gjithsesi të dyshimtë.

E kur është fjala për Serbinë, po ajo ka arkiva dhe ato i ka të hapura që më shumë se një dekadë. Nga ato arkiva u bë raporti i Dick Martit. Nga ato arkiva shkroi libër edhe Karla Del Pone. Nga ato arkiva u bë edhe Gjykata Speciale.

Prandaj s’ka asgjë të re sa i përket arkivave. Ne s’kemi arkiva të luftës, kurse Serbia ka arkiva kundër UÇK-së, por i ka të hapura dhe ne po i vuajmë pasojat.

Të ngjashme