Urdhri për mbretje është vetëm një copë letër

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 21:55 | Nga Vebi Mujku

Sa here flasim për vrasje të grave duhet pas parasysh që prej vitit 2015 e kemi një Ligj në fuqi të pazbatueshëm asnjëherë, Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike, i cili vendos pajisjet e sigurisë dhe alarmon policinë për rrezikun në dhomën e monitorimit sa herë që ushtruesi i dhunës (lexo kriminelin) i afrohet viktimës, saktëson lokacionin dhe alarmohet patrulla më e afërt e policisë dhe mbron viktimat. Edhe sot gruaja u vra vetëm 3 minuta larg stacionit të policisë.

Kosto e këtyre pajisjeve është qesharake, krahasor me jetën e një gruaje dhe një fëmije. Ne presim donacione edhe për gjëra jetike, e shpenzojmë para koti në projekte me pak vlerë.

Urdhri për mbretje është vetëm një copë letër A4 dhe nuk është as jelek anti plumb dhe as nuk jep siguri për viktimën.

Duket se nuk e kemi shumë seriozisht mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje!

(Autori është drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme