Veprimet skandaloze të 50 ditëve të qeverisë Kurti

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 15:54 | Nga Ilir Ejupi

Nëse e shikojmë qeverisjen Kurti për 50 ditë, disa nga veprimet e tyre politike janë të rrezikshme dhe kësisoj e arsyetojnë kritikën që po i bëhet nga ana e qytetarëve.

Po i përmend vetëm disa nga skandalet e qeverisë Kurti, që për 50 ditë i kanë bërë shumë dëm Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, ndërsa e kanë favorizuar Serbinë në sy të botës.

  1. Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku e citoi një analist serb, i cili e lavdëronte për mençuri Albin Kurtin, ndërsa Fatmire Mulhaxha Kollçaku me krenari i citoi ato fjalë të atij analisti serb, fjalë që akuzonin UÇK-në për krime lufte.
  2. Pranimi i 1000 testeve të Serbisë nga qeveria e Albin Kurtit, Serbinë në rrafshin ndërkombëtar e vendosi në pozitën e shtetit human. Serbia ende nuk i ka kthyer në Kosovë të zhdukurit, ende nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra, ende nuk i ka paguar dëmet e bëra gjatë luftës. Prandaj, pranimi i 1000 testeve nga Serbia është fyerje ndaj gjakut të derdhur për liri.
  3. Deklarata e këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, se UÇK-ja ka kryer krime gjatë luftës ndaj 1000 civilëve serb, e fuqizoi edhe më shumë fushatën e Serbisë që vazhdimisht e bënë, që UÇK-në ta paraqes si organizatë kriminale në sy të botës.
  4. Deklarata e shkarkimit të Shkëlzen Gashit nga ana e Albinit, është gjithashtu skandal, sepse, ky deklaroi se po e liron nga detyra Shkëlzenin për shkak se deklaratat e tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Mirëpo, Albini nuk u distancua nga deklaratat e tij fyese ndaj UÇK-së por shkoi deri në atë pikë kur tha: “E çmoj mendimin e tij kritik” dhe se mendimi i Shkëlzenit është shumë i thellë. Sipas Albin Kurtit, çfarë thellesie të mendimit kemi në deklaratat fyese për UÇK-në nga ana e Shkëlzen Gashit!?

P. S. Për temat me karakter nacional mos e shikoni interesin partiak, sepse interesi shtetëror është mbi çdo interes personal e partiak.

Të ngjashme