“Veterani duhet të heshtë, ai ka të drejtë të bëjë vetëvrasje… që ju të bëni jetë luksoze”

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 07:48 | Nga Afrim Veseli

Veterani nuk e dëmton objektin që ju të akomodoheni mirë e sa më mirë. Veterani edhe nëse mbetet i uritur, edhe nëse fëmija i tij ska para për shkollim, s’ka dert, ai duhet të heshtë.

Ai ka të drejtë të bëjë vetëvrasje. Që një pjesë e Juaja dhe të soji të njëjtë, ta jetoni jetën luksoze, duke filluar nga gardaroba, vetura, banesa e shtëpia, deti verës e skijim dimrit.

Veterani të vdes, apo ma mirë të bëjë vetëvrasje si deri më tani?! Apo të heshtë.

A thua a ka zot?!

A ka zot t’i shohë fëmijët tuaj dhe fëmijët e shumë veteranëve dallimin se si jetojnë, cilat shkolla shkojnë, apo hejjj êndrrat e realizuara të fëmijvë tuaj dhe ëndrrat e fëmijëve të veteranëve që kurrë s’do të ju plotësohen.

Dhe dikush nga Ju të dalë e të ju flasë për atdhe dashuri, se si objektet duhen ruajtur?!

Hejj ironi, djallëzi, apo me emër të saktë ooo të turpëruar.

Albin Kurti, po të betohem tani as vetën s’je kah e njehë.

E pse nuk e di.

Veterani të ofendohet? Të shahet?

Mosni njerëz, se sot frymoni pikërisht pse atdheu ka veteranë.

I mbulofte turpi i jetës dhe mos paqi qetësi kurrë në shtëpit e juaja Ju dhe secilin që veç një fjalë ofenduese ua drejton veteranëve të lirisë.

(Autori është kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës – FSK, tani në pension)

Të ngjashme