Vija e partisë mbi interesat e qytetarëve!

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 19:21 | Nga Bilall Sherifi

Gjatë votimit të rezolutës së opozitës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, KREJT deputetët e pushtetit paskan qëdruar në vijë të partisë. Duke mos marrë pjesë në votim të kësaj rezolute, deputetët e VV-së, interesat e pushtetarëve dhe të oligarkëve i kanë vendos mbi interesat e qytetarëve!

Për aq sa kemi parë deri tash, koha kur deputetët, (së paku ndonjëherë), votonin kundër ndonjë vendimi apo rekomandimi të qeverisë së tyre ka perënduar. Deri më sot të gjithë në rresht me vijën e partisë!

Në legjislaturat e mëparshme Kuvendi disa herë ka miratuar rezoluta të propozuara nga VV-ja opozitare. Përkundër faktit që qeveritë ishin kundër rezolutave të propzuara nga VV-ja, ato miratoheshin me ndihmën e votave të deputetëve të mazhorancës!

Janë disa raste, por kësaj radhe po sjell në vëmendje rezolutën për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në vitin 2011. Edhe pse në atë kohë VV-ja në Kuvend përfaqësohej vetëm me 10 deputet, me ndihmën e deputetëve të mazhorancës, rezoluta e propozuar nga ajo ishte miratuar!

Prandaj, të nderuar deputet të kësaj mazhorance, lëshojeni ndonjëherë vijën e partisë dhe qëndroni në vijë me interesat e qytetarëve. Së paku, qëndroni në vijë me votuesit e juaj!

Të ngjashme