Vizitë që “rrotulloi në varr” të madhin Sami Frashëri

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 21:38 | Nga Syna Osmanollaj

Shqiptarët janë me fat, kur në mesin e vet, kanë politikanë që shkojnë, deri në Turqinë e “demokracisë popullore”, për të shënuar 118 vjetorin e vdekjes së bardit të kulturës shqiptare, Sami Frashrit.

Politika e kombit shqiptar, e përfaqësuar nga politikanë që synojnë bashkim kombëtar, janë kujtuar që autorin e “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, nderohet nga këta nacionalistë “të kalltë”.

Ky nacionalizëm “i kallt”, do të kishte peshë historike, sepse, deri më sot, nga krijimi i partisë së mollotovit, Vetëvendosje, asnjë herë të vetme, nuk shkuan te varri i Sami Frashrit të madh, as për 110 vjetor apo 115 vjetor të kalimit të tij në amshim.

Kjo lëvizje “e kallt” e mollotovit, ka shkuar në Turqi, në kohën e përparimit të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit ruso-turk, i kurorëzuar me raketat ruse, s-400.

Kjo parti, takoi disa nga burrështetasit e Turqisë, në mesin e tyre, edhe disa me origjinë shqiptare. Kjo lojë me turq që kanë origjinë shqiptare, i shkon më së shumti kryetarit tonë të Prizrenit që lëvdohet për bashkim të shqiptarëve, por që jeton me mentalitetin otoman.

Haskuka, do të ishte pasqyra më e mirëfilltë e këtyre marrëdhënieve “vëllazërore”, sepse, do të ishte “vegetë” e këtij qulli të prishur, ruso-turko-arab.

Kjo vizitë, do të ringjall fondet islamike në politikën shqiptare, të derdhura pa hesap në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, duke nxitur elementin e hoxhallarëve dhe imamëve politik që nëpërmjet ligjëratave të “xhumave”, kanë propaganduar për votimin e vijës së gjelbër dhe lëvizjen “e mollotovit”.

Haskuka, nga një turk i keq në mesin e shqiptarëve, do të jetë po aq një shqiptar i keq në mesin e turqve. Këtë do të duhej t’ia thoshte dikush. Së paku, organet legjitime që merren me mbrojtjen e Republikës, me ruajtjen e shëndetit politik të Republikës dhe promovuesen e vlerave perëndimore të Republikës tonë.

Mund të mos jetë gjëja më qesharake, por lobimi turk, për procesin integrues te pesë vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë, domosdo duhet të jetë barcoleta më e trishtueshme e kësaj rruge pa krye e Vetëvendosjes.

Kjo vizitë, te varri i Sami Frashrit, do të bije në hije edhe për një çështje sa qesharake, aq edhe tragjike. Lidhja organike me islamin politik.

Këtë, për sigurinë e Republikës tonë, do të duhej AKi-ja ta sqaronte:

  1. Kush e organizoi udhëtimin?
  2. Sa kushtoi udhëtimi?
  3. A kishte element të ekstremizmit islamik në delegacionin që promovonte udhëtimin?
  4. A kanë marrë donacione nga ky udhëtim apo kanë marrë premtime për “përkrahje vëllazërore”?
  5. Sa ishin donacionet nga Turqia për këtë parti?
  6. Kush i hoqi shpenzimet e këtij udhëtimi “historik”, te varri i të madhit Sami Frashri?
  7. Cili ishte rroli i Fitore Pacollit në Delegacion?
  8. A u rikonfirmuan aleanca e partive islamike në Ballkan?
  9. A ka lidhje vizita me zotimet për “vijën e gjelbër” politike?
  10. Cilat media tashmë janë blerë nga këto donacione “vëllazërore”?

Ndryshe, kjo rrugë e partisë Vetëvendosje në Turqi, dëshmoi se ideologjikisht u kthye megjithatë “te baba”, duke marrë zotime, për fuqizimin e islamit politik, për t’u angazhuar edhe më tej për vijën e gjelbër, për të fuqizuar koalicionin e partive të majta ruso-islamike në Ballkan, për të trumbetuar nacionalizëm të zbrazët, në dobi të ideologjive tashmë të dëshmuara jodemokratike në paketimin antiamerikan, antiglobalist, antiklientelist, antikorrupsion, anti…

Të ngjashme