Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po e fuqizojnë UNMIK-un

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 22:25 | Nga Adil Behramaj

Deri sa sot përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kërkoi shuarjen e UNMIK-ut, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po e fuqizojnë UNMIK-un.

Njëra si presidente mori pjesë aty kur shumica e shteteve perëndimore e kanë ulur nivelin e përfaqësimit dhe nuk u përfaqësuan as nga ambasadorët.

Ndërsa, tjetri si kryeministër takoi dy herë brenda gjashtë muajsh shefin e UNMIK-ut në Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur prej 17 shkurtit 2008.

Sigurisht jeni kah i çudisni me këtë dashuri të fshehur një dekadëshe!

Kosova sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të duhej të përfaqësohej nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

(Autori ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi)

Të ngjashme