VV-në e votuan vetëm 11 % e popullit, Parlamenti me shumicë ia hoqi besimin

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 13:16 | Nga Shkelzim Murtezi

Vendimi i Popullit më 6 tetor 2019 ishte i qartë: 56% nga 1,961,213 banore me te drej vote, refuzuan të dalin për të votuar në zgjedhje dhe nuk votuan për asnje parti politike.

Vetem 44% nga 1,961,213 banore dolen per te votuar, pra vetem 874,546 banore kane votuar. Nga keta 874,546 votues, 33.271 votues kane asgjesuar voten e tyre gjate votimit. Dhe nga 874,546 votues, 221.001 vota kane shkuar per VV-ne, 206.516 vota per LDK, 178.637 per PDK, 96.872 vota per AAK, 53.861 per SRPSKA, 42.083 per NISMA dhe 42.305 vota per minoritetet tjera, pra gjithsejt nga me pak se gjysa e popullit qe ka votu, nga keta 874,546 votues kane votuar vetem 26% per VV dhe 74% kane votuar per te gjitha partite tjera. Populli nuk i ka besuar VV-se me shume se sa vetem 26% dhe ate vetem nga 874,546 votues e jo i tere populli, pra nese llogaritim tere popullin atehere vetem nje pakic shume e vogel prej 11% kane votu per VV.

82 vota ne Parlament jane perfaqesues te 74% votuesve, pra 74% te votuesve permes perfaqesuesve te tyre te zgjedhur ia hoqen besimin qeverise.

(Autori është kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës)

Të ngjashme