VV të mos kërcënojë me zgjedhje të reja, çfarë “mrekullie” po pret

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 21:17 | Nga Agron Haliti

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje është mirë që ta heqin nga diskursi paralajmërimin se nëse nuk bëhet koalicioni LVV-LDK, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

E çfarë mrekullie po ndodhka nëse qytetarët detyrohen t’u drejtohen prapë kutive të votimit?!

Potencialisht VV-ja del sërish si subjekti politik më i votuar, por çka pastaj?

Me LDK-në nuk bën koalicion, me PDK-në- Jo, me AAK-në – Jo, me Nismën- Jo, me Listën Serbe- Jo.
Me kë atëherë do ta bënte Qeverinë e re?

E nëse planet janë që pas zgjedhjeve të mundshme të hiqen vijat e kuqe për PDK-në, AAK-në, Nismën e Listën Serbe, atëherë pse mos të hiqen ato vija që tani.

Pse duhen malltretuar qytetarët, apo fundja pse duhen shpenzuar miliona euro kot.

Rendi që një parti i fiton mbi 50% të votave në Kosovë nuk është, por as luksin që të jetojmë në vakuum institucional nuk e kemi.

Prandaj veproni sa më shpejt- gjejeni zgjidhjen- leni zgjedhjet!

Të ngjashme