Xhelali dhe gardianët e patriotizmit shumëngjyrësh

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 19:33 | Nga Rrahman Paçarizi

Xhelal Sveçla nuk ka be mire qe eshte ule ne tavoline me Gjuriqin jashte pjeses zyrtare te konferences. Kjo ashiqare. Ata qe po e sulmojne Sveçlen, ndersa kane heshte per te tjeret para tij, prape nuk po bejne mire, sepse nuk po flasin as per parime as per patriotizem, por per interesa partiake.

Xhelal Sveçla e Albin Kurti nuk vuajne per me ndejte me zyrtare te Serbise, ashtu siç s’kane vuajte per dicka te tille as Hashim Thaçi, Isa Mustafa e te tjere. Sipas kesaj logjike i bie se aktivistet dhe zyrtaret e LVV nuk kane be mire qe e kane sulmu secilin zyrtar per veprime te ketilla, sepse tash kur jane afer pushtetit po duhet me u ra moh fjaleve te veta.

Sveçla nuk ka be krim, aq me pak tradhti kombetare. Ky eshte momenti kur LVV duhet me reflektu dhe me e pase te qarte se i jane harxhu fisheket. Mungesa e kauzave reale nga LVV sa ka qene ne opozite dhe mungesa e sinqeritetit (krejt partite e synojne pushtetin se ndryshe nuk permbushen synimet programore) ka bere qe LVV gjate gjithe historise se saj te opozitarizmit te ngre kurthe ne te cilat domosdo bie vete edhe ajo, sapo i afrohet pushtetit.

Kjo qe i beri vaki Levizjes Vetevendosje si dhe disa ndryshime qendrimesh te Albin Kurtit (bashkimi kombetar, flamuri, konbetarja e Kosoves e qasja ndaj takses e dialogut) shpresoj t’ia kene marre nga duart gjithe klases politike te Kosoves kartat e rrejshme te patriotizmit. Ne nje rast te tille edhe gardianet e patriotizmit e moralit nga i gjithe spektri politik, s’kane me pase uje ku me notu, por kane me i hape syte per terrene te tjera, e ato terrene jane kauzat reale dhe puna me perkushtim e kompetence ne vend te kujdestarise per me mbrojte patriotizmin e rrejshem qe eshte strehe e injoranteve dhe njerezve te gatshem per kompromise por qe s’u eshte dhene rasti

Gardianet anti VV, qe mezi e kane prite gabimin e Sveçles duhet me u kthy mbrapa ne “timeline”-t e veta e me kqyre qysh kane reagu kur idhujt e tyre kane be keso gabimesh. Gardianet e VV duhet me iu rikthy “timeline”-ve te veta e me pa sa e qysh kane sha e akuzu kur politikane jo VV kane qene ule ne vendin e Xhelalit.

Patriotizmi nuk eshte deklarate, pra.

Të ngjashme