Zgjedhja e presidentit, njё shans i humbur

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 16:59 | Nga Alexander Kudaschef

Njё zgjedhje ёshtё zgjedhje, nёse rezultati nuk ёshtё i pёrcaktuar qysh nё krye tё herёs. E pёrse tё mos ishte kёshtu edhe pёr zgjedhjen e presidentit?

S’ka asnjё mёdyshje: Frank Walter Steinmeier, ende ministёr i Jashtёm, do tё jetё njё president i mirё, nёse ai – gjё qё ёshtё mёse e sigurtё – do tё zgjidhet. Ai do tё bёjё  “bella figura”, do ta prezantojё vendin nё botёn e jashtme me stil dhe brenda vendit me arsye e ndonjёherё edhe duke tёrhequr vёmendjen do ta mbajё atё tё bashkuar.

Fjalimet e tij nuk do tё kenё esprinё e paraardhёsit tё tij Joachim Gauck, as humorin e menҁurinё retorike tё Johannes Rau, por ato do tё jenё serioze dhe me seriozitet. Meqёnёse fuqia e presidentit ështё fjala, Steinmeier, i cili ka shumё merita, por nuk shquhet pёr retorikё, do tё pёrpiqet me profesionalitet dhe kthjelltёsi t’i parashtrojё tё gjitha problemet e vendit. Fjalime tё shkёlqyera, madje historike si ato tё Richard von Weizsäcker, Theodor Heuss apo tё Roman Herzog nuk mund tё priten prej tij, por ai do t’i intonojё gjermanёt nё mёnyrё solide nga realiteti i modernes. Steinmeier dallohet pёr maturi, ekuilibёr dhe arsye politike. Kёto nuk janё pak nё kohё tё turbullta – mes Putinit, Trumpit, Erdoganit dhe krizёs nё BE.

Kancelarja e zёnё ngushtё

Kancelarja Angela Merkel e ka zgjedhur atё. Mё saktё ajo bёri qё ai tё zgjidhet. Ajo e bёri kёtё e zёnё ngushtё prej partnerit tё koalicionit qeverisёs, kryetart tё SPD-sё Gabriel nё bashkёpunim me Horst Seehofer, kryetarit tё partisё simotёr tё kancelares CSU. Merkel, duke pasur parasysh nё mёnyrё tё arsyeshme raportet e mazhorancёs nё Asamblenё Federale, donte njё kandidat konsensual. Njё i tillё i mundshёm, presidenti i Bundestagut  Norbert Lammert, nuk donte. Kёsisoj Merkel i la gjёrat tё rrjedhin vet – derisa Gabriel papriur shpalli si kandidat tё socialdemokratёve Frank-Walter Steinmeier. Njё javё mё vonё Merkeli u zu nё shah mat – dhe e ngriti Steinmeierin si kandidatin e arsyes dhe tё qendrёs politike.

Merkel, gruaja gjoja mё e pushtetshme e botёs (gjё qё ёshtё e vёrtetё), ёshtё goditur nё skenёn e vendit tё vet. Fillimisht prej krizёs sё refugjatёve, qё i gёlltiti asaj autoritetin, tani pёrmes kurorёzimit tё kёsaj kandidature pёrcaktuar nё mёnyrё tё habitshme. A ёshtё vёrtetё e mundur, qё askush nё CDU, partia mё e madhe nё Gjermani, nuk mund tё gjendej askush, qё tё ishte i pёrshtatshёm pёr postin mё tё lartё nё vend? E paimagjinueshme. Nuk mund tё gjendet askush, qё tё ishte i gatshёm tё kandidojё – edhe me rrezikun, se mund tё humbasё, gjё qё nё demokraci ёshtё e vёtёkuptueshme?  E paimagjinueshme? Apo ndёrkohё ndjenja e sigurisё ёshtё aq e fortё, sa kandidatёt mё tё mirё hyjnё nё garё, vetёm kur janё tё sigurtё, qё do ta fitojnё atё?

Pikёrisht pas zgjedhjes sё Trumpit, pikёrisht pas goditje sё elitave kudo, pas fitores sё populistёve si Erdogan, pikёrisht pas referendumit pёr Brexit do tё ishte njё sinjal i duhur qё tё dilnin pёrballё njëri-tjetrit dy kandidatё tё kalibrit tё lartё. Nuk janё tё pushtetshmit ata qё kurorёzojnё njё president, por janё deputetёt nga federata dhe landet nё asamblenё federale, qё vendosin pёr tё.Pa asnjё diskutim kёtu Steinmeier do tё kishte pasur njё shans, por gjithashtu njё shans do tё kishte pasur edhe njё kandidat i unionit konservator.

CDU nёnvleftёson vetveten

Merkel taktikisht ёshtё nxituar. Ajo nuk i kushtoi rёndёsi asaj qё ishte mё se e vetёkuptueshme, pra qё tё pёrcaktonte vet ndokёnd – ashtu siҁ bёri edhe Gabriel pёr socialdemokratёt. Ajo e nёnvleftёsoi veten mё shumё se ҁ’duhet. E ajo qё ёshtё edhe mё kryesorja, ajo ua hoqi tё gjithёve shansin pёr njё duel demokratik. Kjo me njё rezultat tё pasigurtё: Steinmeier ndoshta do tё ishte bёrё president. Por mund tё kishte fituar edhe njё tjetёr pёrfaqёsues i mirё i kёtij vendi. Madje njё grua. Sepse pas 67 vjetёsh njё presidente nё kёshtjellёn Bellevue do tё kishte qenё edhe njё pёrgjigje nё kohё tё vёshtira. E – jo vetёm sa pёr tё kaluar radhёn – njё garё kandidaturash do t’ua kishte hequr argumentat atyre qё pretendojnё, se “ata atje lart bёjnё si tё duan”. Zgjedhja e presidentit 2017 – ёshtё njё shans i humbur.

Të ngjashme