Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Demokracia është sundim i pushtetit të popullit por në rastin e partive politike është sundimi i pushtetit të strukturave partiake si mënyrë përfaqësuese e votuesve potencial të partisë politike.   

Megjithatë, zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat do të mbahen sipas gjitha gjasave më datë 3 Gusht 2019 shënojnë padyshim ngjarjen e vitit, sepse ato konsiderohet se do të sqarojnë çdo gjë edhe në skenën e politikës vendore të Kosovës. Në teorinë politike konkurruese të demokracisë Shumpeteri e thekson zgjedhja e udhëheqësit apo liderit bëhet dytësore me qëllimin parësor që është dhënia e pushtetit  përçështjet politike,njeriut i cili nesër do zgjidhet dhe do të marri vendimet në emër të strukturave të zgjedhura të partisë.

Tokvili dikur kishte thënë se përdorimi i termit “demokraci” mund të krijoj pështjellim të madh deri sa kjo fjalë të mos kuptohej mirë dhe të mos jetë pranuar nga të gjithë, njerëzit do të vazhdojnë jetojnë me një lëmsh të ngatërruar mendimesh, gjë ju jep shumë dorë demagogëve dhe despotëve.

Pra, në këtë kontekst edhe demokracia e brendshme brenda partiake duhet të kuptohet  si një mundësi e mirë dhe një garë e cila krijon  hapësirën e duhur  për kandidaturën e zgjedhjes së Kryetarit të ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shikuar në aspektin më të gjerë udhëheqësi i deri tanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, ndonëse me rëniet dhe ngritjet e tij në udhëheqjen e LDK-së, ai kishte arritur të stabilizoj Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila rezultatin e  saj zgjedhor  e kishte diku rreth 24 % në zgjedhjet e fundit, megjithatëz. Mustafa nuk kishte arritur të vendos atë si partinë e parë në vend, dhe kishte dalur lider humbës i të gjitha zgjedhjeve përderisa ishte në krye të LDK-së.

Para së gjithash duhet thënë se z. Mustafa si kryetar i LDK-së kishte arritur herë pas here të bëjë LDK-në pjesë të qeverisë, si dhe kishte arritur që për një kohë të jetë edhe vet në krye të saj, e për çka ishte cilësuar nga mediat, dhe opinion bërja kosovare si   Qeveria më të mirë e dalur pas luftës në Kosovë.

Por duke i parë rrethanat aktuale z. Mustafa ka mundësinë më të mirë që të shndërrohet në liderin i cili do mbahet mend për hapa pozitiv drejt reformimit, dhe kalimit të tranzicionit demokratik në LDK, apo thënë më saktë do të menaxhonte mirë procesin e krijimit të një klime sa më të mirë zgjedhore në zgjedhjen e  liderit të ardhshëm të LDK-së, dhe atë duke i lënë radhën për këtë, njerëzve të tjerë me peshë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Dhe, këtë radhë mund të themi se mund ta zë në bazë të peshës së tij dhe rolit që ka pasur në të kalurën dhe që ka edhe tani nënkryetari i tanishëm i LDK-së z. Lutfi Haziri në një marrëveshje paraprake me strukturat e LDK-së dhe me liderin e tanishëm të saj z, Isa Mustafa, dhe nënkryetarin tjetër të LDK-së z. Agim Veliu.

Para së gjithash duhet të thënë se z. Lutfi Haziri konsiderohet një politikan i rryer, dhe me mjaft përvojë në skenën politike kosovare, dhe mjaft i pranueshëm për zyrat ndërkombëtare në Kosovë, por pikat e tij të dobëta që rendojnë mbi të  mund të cilësohen nga një pjesë elektoratit të LDK-së, afërsia e tij me disa struktura të PDK-së, qoftë edhe vetëm shoqërore, si dhe me pas argati që i është bërë Presidentit Thaçi nga ana e tij  në idenë e korrigjimit të territoreve Kosovë Serbi, ka qenë kushtimisht thënë një autogol i bërë nga ana e z.Haziri karshi elektoratit të LDK-së, si dhe po ashtu mund të cekim se element tjetër jo favorizues për z.Haziri është mungesa e guximit për vendimmarrje të fuqishme në ndërmarrjen e vendimeve të mëdha për vendin,etj.

Opsioni tjetër serioz i kandidaturës së mundshme për të fituar zgjedhjet në LDK, apo thënë më saktë për të marr timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është edhe  kryetari i Podujevës z.Agim Veliu, i cili konsiderohet si fitues i shumëfishtë i zgjedhjeve në komunën e Podujevës, si kandidat i LDK-së për të parin e atij qyteti, si dhe në strukturat e LDK-së,  njihet si njeri me konsistencë dhe vendimmarrje të guximshme në sfidat që i ka pasur vendi, duke qenë në kreun e LDK-së, gjithashtu konsiderohet se z. Veliu nuk është aspak i afërt me strukturat e PDK-së, madje ai ka qenë edhe i plagosur mbas luftës së vitit 1999, për shkak se ishte bashkëpunëtor i hershëm i presidentit Rugova, për çka mund të themi se e bën kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, më të favorshme ndaj z. Haziri, përball elektoratit dhe strukturave të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme të 3 gushtit, 2019. Si pengës e vetme për të konsiderohet vetëm paraqitja e tij e rrallë në media, e cila duhet të ndryshuar si qasje nga ana e tij, në të ardhmen nëse dëshiron të jetë lider i përmasave nacionale, dhe më gjerë.

Ndaj, nga ajo që kemi vrojtuar më lartë mund të themi se në zgjedhjet që do të mbahen në LDK, me datë 3 gusht 2019, do të kemi edhe liderin e  ardhshëm të LDK-së, i cili do të del nga delegatët e kuvendit të LDK-së, dhe si formulë e suksesshme për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, sigurisht që do të jetë marrëveshja në mes të dy nënkryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)-së, pra të z. L. Haziri dhe z. A. Veliu, si dhe krejt në fund të këtij shkrimi mund të them se lideri i ardhshëm i LDK-së do të jetë ose njëri nënkryetar i LDK-së, ose tjetri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme