Osmani shpreh krenari me ushtrinë dhe policinë e Kosovës në 17-vjetorin e pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2025 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga parakalimi i Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, organizuar për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Ajo ka shprehur krenarinë e saj për institucionet e sigurisë, duke theksuar se mbrojtja e lirisë është një detyrë e përhershme.

“Liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme. Krenarë me ushtrinë dhe policinë tonë!”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Të ngjashme