Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Të ngjashme