Pas iftarit, vazhdon seanca për raportimin e Kurtit para deputetëve për zhvillimet në Ohër

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Punimet e seancës së sotme të Kuvendit, ku u ftua kryeministri Albin Kurti për debat pas marrëveshjes së Ohrit, janë ndërprerë për shkak të iftarit.

Deputetët kërkuan që të ketë mirëkuptim për këtë çështje, ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas dëgjimit të përfaqësuesve të grupeve parlamentare, tha se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 19:30.

Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk e pa të arsyeshme që punimeve t’u kthehen pas iftarit.

“Kërkesa për raportim të kryeministrit ka

ardhur nga opozita. Ne shprehëm gatishmërinë për të vazhduar, por tash, me gjithë respektin e atyre që kanë agjëruar, po kërkojnë deputetët nga të gjitha grupet, që duan të ndalen për shkak të agjërimit, por pastaj sa ka kuptim që të kthehen pas iftarit, por prapë le të mbetet në fjalën e dy grupeve tjera që kanë insistuar që të mbahet ky debat sot.

Nga PDK-ja kërkuan pauzë gjatë iftarit, por thanë që seanca është mirë të përmbyllet.

“Jemi në ditën e parë të Ramazanit dhe disa deputetë kanë agjërim dhe nëse ka mirëkuptim, do të kërkoja të pauzohet gjatë kohës së iftarit, nëse ka mirëkuptim ngadeputetët, por unë e konsideroj të rëndësishme që seanca të përmbyllet sepse marrëveshja ka nevojë të diskutohet në detaje nga deputetët që sot kanë interesim për të përmbyllur këtë seancë të nisur tash e sa kohë”, tha përfaqësuesja e PDK-së.

Të ngjashme